3 të Vdekur, 8 të Zhdukur nga Përmbytjet në Bolivi

/

Tre persona kanë vdekur në përmbytjet që kanë goditur qytete dhe fshatra në Bolivinë lindore në 24 orët e fundit, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet lokale njoftuan të shtunën, se lumi Piraí, i cili rrjedh nëpër qytetin e Santa Cruz de la Sierra, doli nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, të cilat prekën kryesisht komunitetet e El Torno dhe La Guardia, si dhe shembën një urë.

“Tre persona u gjetën të vdekur, të shtypur nga grumbuj drurësh, ndërsa fati i tetë personave të tjerë është i panjohur”, tha zëvendëspresidenti bolivian Edman Lara.

“Shtëpitë ishin të mbuluara me baltë dhe banorët humbën pothuajse të gjitha kafshët dhe sendet e tyre personale”, tha ai.

Familjet u detyruan të strehoheshin në çatitë e shtëpive të tyre për shkak të rritjes së shpejtë të niveleve të ujit. Helikopterët u mobilizuan për t’i shpëtuar.

Sezoni i shirave në Bolivi fillon në nëntor dhe zgjat deri në prill. Nga nëntori 2024 deri në prill 2025, autoritetet boliviane regjistruan 51 vdekje që i atribuohen ngjarjeve ekstreme të motit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shoferët e Kamionëve do të Hyjnë në Grevë nga 21 Dhjetori me Afat të papërcaktuar

Next Story

E Diela e Propatorëve / Etërve Paraardhës

Latest from Info