Rishfaqet Lebroza në Europë!

/

Vendet me shenjë të kuqe.

Në Europë lebroza është konsideruar e harruar për dekada, por tani dy vende të Bashkimit Europian po regjistrojnë raste të reja të kësaj sëmundjeje infektive.

Ministria Rumune e Shëndetësisë konfirmoi dy raste në Kluj-Napoka më 11 dhe 12 dhjetor. Pati edhe një rast në Kroaci. Dy personat u trajtuan menjëherë pasi u konfirmua diagnoza.

Tre raste të tjera të dyshuara po hetohen, raportoi Medika TV. Sa i përket rasteve të konfirmuara, ato janë dy gra të reja të moshës 21 dhe 25 vjeç, të cilat punonin në një sallon masazhi që u mbyll përkohësisht nga autoritetet.

Sipas kanalit, rasti i fundit i konfirmuar i lebrozës në Rumani u regjistrua në vitin 1981. Meqenëse sëmundja nuk transmetohet lehtë, Ministri i Shëndetësisë i bëri thirrje popullsisë duke i thënë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Situata në Kroaci

Një rast është konfirmuar në Kroaci, i pari që nga viti 1993. Sipas Croatia Week, bëhet fjalë për një burrë nga Nepali që jeton në vendin e veriut të Adriatikut për dy vitet e fundit. Të gjithë njerëzit me të cilët ai kishte rënë në kontakt janë identifikuar tashmë dhe po monitorohen. Siç shpjegoi specialisti i sëmundjeve infektive Dr. Bruno Baršić nga Spitali i Dubravës, ky është një incident i izoluar.

Kjo nuk është një epidemic dhe nuk ka rrezik që sëmundja të përhapet, thekson mjeku.

Simptomat

Lebroza mund të shkaktojë ndryshime të lëkurës dhe dëmtime të nervave. Shenjat e para mund të shfaqen edhe dekada pas infeksionit, me kohën nga infeksioni fillestar deri te simptomat mund të kalojnë deri edhe 30 vite. Ato shpesh përfshijnë lezione të lëkurës, të tilla si njolla ose zona me ndjesi të reduktuar, si dhe dobësi ose mpirje në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqi: Falcon 50 Privat, Zhduket nga Radari! Në të Ndodhej Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Libiane!

Latest from Info