Sapo në orët e para të mëngjesit lexova dhe analizova informacionin, isha thuajse e bindur se kjo tragjedi nuk ishte për shkak të një aksidenti, kurrsesi, diçka më madhore dhe më e kobshme fshihej prapa saj.
E para, nuk mund të digjen në një bar, nga një vallaha shpërthim, 40 vetë dhe të plagosen rëndë 115 të tjerë, teksa bari është në nivelin zero dhe dalja prej tij rezulton më shumë se e thjeshtë, kryesisht e shpejtë.
As policia, as kantoni, as ministria, as shërbimet deri më tani në Zvicër, nuk thonë diçka konkrete, nuk japin detaje. Të mendojmë që flasim për një nga vendet më të mirë-organizuara në botë.
E dyta, nga videot që qarkullojnë në rrjete, nga “të ngeshëm” që teksa të tjerët digjeshin, ata filmonin, duket të jenë si gjuhë flake që hidhen nga diku, nga një mjet, apo pajisje dhe se daljet e barit të jenë të mbyllura. Gjithashti flaka nuk duken aspak si flakë e një shpërthimi, pasi vala e flakëve përsëritet.
E treta dhe më kryesorja, për mendimin tonë, është kjo e dhënë:
në të njëjtën godinë me lokalin, 1 kat e gjysmë më lart ndodhet sinagoga, për të mos thënë që ajo lagje e vogël në Crans Montana banohet kryesisht nga hebrenj. Pra, lokali dhe sinagoga “Beit Yosef Sapra shul”, ndodhen në të njëjtën godinë / adresë, Rue Centrale 35.
Pas sa më sipër, mendoj që bindemi se, aksident nuk mund të jetë.
Pas këtij akti vrastar, në zemër të Zvicrës, priten pasa radikale nga kartonët për spastrimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm, apo radikalë.

