Pas vendimit të presidentit amerikan për të dërguar naftë me vlerë 50 milionë dollarë në SHBA, Kina jo vetëm që kritikoi ashpër SHBA-të për kërkesën e tyre që Venezuela të krijojë një partneritet ekskluziv nafte me Uashingtonin, duke e karakterizuar këtë veprim si një “akt tipik bullizmi” dhe një shkelje të sovranitetit të Venezuelës, por edhe të ligjit ndërkombëtar. Ajo gjithashtu ngriti çështjen e interesave kineze që mbeten aktive në Venezuelë dhe do t’i mbrojnë ato.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning deklaroi se Venezuela, si një shtet sovran, ka sovranitet të plotë dhe të përhershëm mbi burimet e saj të naftës dhe aktivitetet e saj ekonomike.
Mao Ning argumentoi se Kina dhe vendet e tjera kanë të drejta legjitime në Venezuelë, të cilat mbrohen nga ligji vendas dhe ndërkombëtar, duke theksuar se marrëveshjet dypalëshe të bashkëpunimit janë midis shteteve sovrane.
Ajo gjithashtu akuzoi SHBA-të për abuzim të hershëm të sanksioneve të paligjshme që kanë dëmtuar zhvillimin e Venezuelës.
Do të lëkundert Trump? Shanset duken të jenë zero për të ndodhur diçka e tillë! Tani sapo ka filluar përplasja mes Amerikës dhe Kinës.


