Trump i ka vënë syrin ndryshimit të hartës së botës, me forcë!
Tabela globale e shahut është në flakë dhe aleatët deri dje, tani po i kthejnë armët njëri-tjetrit.
Pas pushtimit të Venezuelës dhe rrëmbimit të Maduros, Donald Trump po i drejtohet territoreve të reja. Pas Venezuelës, Trump po sillet si planetarku i botëa, nuk pranon “jo” si përgjigje, ndërkohë që Danimarka vendosi të nxjerrë topat nga kutitë.
Anëtarët e NATO-s kundër anëtarëve të NATO-s për një gjigant të ngrirë plot pasuri!
Presidenti amerikan, ka në plan thesarin e ngrirë të Arktikut, Groenlandën. Por Kopenhaga ka dërguar një mesazh të frikshëm: “Nëse shkelni këtu, ne do t’ju pyesim pasi t’ju kemi mbaruar!”
Danimarka po i urdhëron ushtarët e saj të sulmojnë pa urdhër! Kjo do të thotë se një gabim, një shkëndijë, mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore midis miqve.
“Urdhri i vdekjes” po del nga sirtari!
Ministria daneze e Mbrojtjes, në një veprim që tregon dëshpërimin e saj absolut, por edhe vendosmërinë e saj, ka aktivizuar urdhrin historik të vitit 1952, famëkeqin “Forholdsordren”. Kjo është një direktivë ushtarake tronditëse që përcakton se në rast të një pushtimi, çdo ushtar danez duhet të hapë zjarr menjëherë, pa pritur miratimin nga udhëheqja, pa kërkuar sqarime dhe pa u kujdesur nëse lufta është shpallur zyrtarisht. Urdhri është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Qëllo i pari, bëj pyetje më vonë”.
Tani është mëse e qartë se Venezuela ishte vetëm fillimi. Plani i Trump për “të ringjallur” ekonominë amerikane përfshin konfiskimin e dhunshëm të burimeve të huaja. Pas naftës së Karakasit, dëshiron metalet e rralla dhe pozicionin gjeostrategjik të Groenlandës. Deklaratat e tij se “të gjitha opsionet janë të hapura”, madje edhe përdorimi i forcës ushtarake kundër një aleati të NATO-s, tregojnë se Trump nuk do të ndalet askund.
Groenlanda nuk është në shitje, por për Trump, ajo që nuk është në shitje pushtohet me hekur dhe zjarr.
Alarm në Europë – NATO në prag të shpërbërjes
Kopenhaga e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e ishullit, e ka bërë të qartë se sovraniteti i saj nuk është në treg për t’u marrë. Në të njëjtën kohë, kryeqytetet europiane janë në një gjendje amok. Po mbahen konsultime sekrete dhe urgjente sesi do të merren me një zbarkim të mundshëm amerikan në Veri.
Nëse SHBA-të sulmojnë Danimarkën, NATO pushon së ekzistuari dhe bota zhytet në kaos absolut. Marco Rubio po përpiqet të lehtësojë atmosferën, duke planifikuar takime për javën e ardhshme, por aroma e barutit tashmë ka mbuluar akullin e Groenlandës.
E ardhmja është e errët: Kush do të jetë vendi i radhës?
E vetmja gjë e sigurtë është se Trump ka hartuar një kurs pa kthim. Sot është Venezuela dhe Groenlanda, objektiva pa kthim. Po jetojmë në ditët e fundit të një bote që e njihnim, ndërsa potenca e më të fortit bëhet rregulli i vetëm i mbijetesës.


