Lista e 10 vendeve kryesore me pasaportat më të fuqishme për vitin 2026.
Indeksi i Pasaportave Henley ka publikuar listën e tij vjetore të pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2026, ku Singapori zë vendin e parë, për një vit tjetër.
Singapori është në vendin e parë me akses pa viza në 192 nga 227 destinacionet e monitoruara nga indeksi. Pasojnë në vendin e dytë, Japonia dhe Koreja e Jugut, me 188 destinacione.
Në vendin e tretë, gjenden një sërë vendesh europiane, si Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra me akses në 186 vende, të ndjekura në vendin e katërt, dy vende më lart krahasuar me vitin e kaluar, nga Greqia me 185 destinacione pa viza.
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026
Lista e 10 vendeve më të mira:
Singapori – 192 destinacione.
Japonia, Koreja e Jugut – 188 destinacione.
Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra – 186 destinacione.
Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia – 185 destinacione.
Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe – 184 destinacione.
Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia – 183 destinacione.
Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar – 182 destinacione.
Kanadaja, Islanda, Lituania – 181 destinacione.
Malajzia – 180 destinacione.
Shtetet e Bashkuara – 179 destinacione.

