“Revolucion” nga bllokadat e fermerëve në Nikaia: Po përgatiten të zbresin me traktorë në qendër të Athinës, përpara Parlamentit.
Bllokada e fermerëve në Nikaia propozon zbritje me traktorë në Athinë, në kontekstin e përshkallëzimit të mobilizimeve të tyre. Propozimi do t’i paraqitet nesër, Asamblesë Panhelenike të fermerëve që janë në protesta dhe që nuk morën pjesë në takimin me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
“Sot u mblodh në Platykambos në funksion të takimit kombëtar të nesërm, që do të mbahet në orën 13:00 në Palamas, Kardica. Propozimi me të cilin bllokada e Nikaias do të hyjë në takimin kombëtar do të jetë kalimi i fermerëve, blegtorëve, bletarëve dhe peshkatarëve në Athinë, me makineri bujqësore, traktorë, autobusë, makina, ku do t’i ftojmë të gjithë në Athinë të shkojnë dhe të zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Kyriakos Mitsotakis. Një propozim që, nëse pranohet, do të jetë me dy komitetet që kemi kërkuar, njëri me 25 dhe tjetri me 10 anëtarë, në mënyrë që të zhvillohet një dialog thelbësor ku të dyja palët do të synojnë një zgjidhje të drejtë për kërkesat tona”, tha Sokrates Aliftiras.
Ose Mitsotakis pranon të gjitha kërkesat, ose do të duhet të largohet nga pushteti!


