“Nuk kam dyshim se ka mbështetje të fortë europiane dhe se është ajo është bujare!”
Ministri i Jashtëm danez tha sot se “rendi botëror dhe e ardhmja e NATO-s janë në rrezik përballë kërcënimeve tarifore të Donald Trump.
Nuk kam dyshim se ka mbështetje të fortë europiane dhe se është bujare mblshtetja që i jepet”, tha Lars Lokke Rasmussen gjatë një vizite në Oslo, Norvegji.
“Ne kemi një forcë goditëse kur tregojmë forcën dhe vendosmërinë tonë kolektivisht dhe në solidaritet, dhe kjo është padyshim ajo që duhet të bëjmë”, shtoi ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij norvegjez, Espen Barth Eide.
Ministri i Jashtëm danez tha se vendi i tij do të vazhdojë të përqendrohet në diplomaci, duke iu referuar një marrëveshjeje të arritur të mërkurën nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara për të ngritur një grup pune.
“Edhe pse tani po përballemi me këto kërcënime, sigurisht që do të përpiqemi të qëndrojmë në këtë rrugë”, tha ai.
“Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu më shumë sesa presidenti i Shteteve të Bashkuara. Unë sapo isha atje. Ekzistojnë gjithashtu kontrolle dhe balanca në shoqërinë amerikane”, shtoi ai.


