“Je bërë që nuk njihesh!”
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e paralajmëroi edhe një herë BE-në se duhet të ndryshojë menjëherë politikat e saj në lidhje me turbinat e erës dhe migracionin e paligjshëm përpara se “ta shkatërrojë veten plotësisht”.
“Është forma më e keqe dhe më e shtrenjtë e energjisë. Dhe, meqë ra fjala, Europa po e shkatërron veten me turbinat e erës, budallaqe që ekzistojnë dhe i gjen në të gjitha vendet e bukura.
Europa do të bënte mirë të sillej me zgjuarsi. Me politikat e saj mbi migracionin dhe energjinë, po e shkatërron veten. Është bërë që nuk njihet.”

