Alarm në Bruksel për Ekonominë – Përgjigjë për Trump-in: “Nga 27 Bëhemi 1 për Mbrojtjen e Europës”!

/

Samiti informal i Bashkimit Europian në kështjellën Alden Biesen në Belgjikë ka përfunduar, duke u përqendruar në konkurrueshmërinë dhe forcimin e Tregut të Përbashkët. Në takim morën pjesë udhëheqës europianë, përfshirë Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në një kohë presionesh të forta ekonomike ndërkombëtare dhe sfidash gjeopolitike në rritje.

Mesazhi qendror i Samitit ishte nevoja për integrim më të thellë të tregut europian në përgjigje të politikave gjithnjë e më agresive të qeverisë amerikane. Ish kryeministri italian Enrico Letta theksoi se Europa duhet të lëvizë “nga 27 të bëhemi 1”, duke nënvizuar se vetëm një treg vërtet i unifikuar mund të jetë një kundërpeshë efektive ndaj zgjedhjeve të Donald Trump.

“E vetmja përgjigje thelbësore ndaj asaj që Uashingtoni po bën ndaj Evropës është integrimi i plotë i tregut të vetëm”, deklaroi ai duke bërë thirrje për kapërcimin e pengesave kombëtare dhe për konvergjencë më të shpejtë ekonomike.

Në kuadër të Samitit Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq veçanërisht pozitiv, duke projektuar një imazh të konvergjencës me Gjermaninë. I pyetur për marrëdhënien e tij me kancelarin e ri gjerman Friedrich Merz, ai u përgjigj me buzëqeshje, “po, gjithmonë”, duke sinjalizuar një klimë të ringjalljes së boshtit franko-gjerman, i cili konsiderohet thelbësor për ekuilibrat europianë.

Mario Draghi bëri gjithashtu një deklaratë të rëndësishme, duke u përshkruar udhëheqësve nevojat e BE-së për investime. Sipas burimeve diplomatike, ish presidenti i BQE-së përsëriti nevojën për investime vjetore deri në 800 miliardë euro për ta mbajtur Europën konkurruese me SHBA-të dhe Kinën.

Nga ana e tij, Macron e ngriti standardin edhe më tej, duke vlerësuar nevojat totale të BE-së në 1.2 trilion euro në vit dhe madje duke propozuar emetim të ri të përbashkët të borxhit europian për të financuar këto investime strategjike.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, foli për një “moment të ri” në dialogun e konkurrencës, duke vënë në dukje se ekziston një vetëdije e përbashkët se forcimi i ekonomisë sociale të tregut (terma të tinj këto të globalistëve) është një përparësi urgjente.

Samiti përfundoi me një mesazh të qartë:

Europa thirret të përshpejtojë integrimin e saj ekonomik, të investojë masivisht në sektorë strategjikë dhe të formojë një qëndrim të unifikuar ndaj sfidave ndërkombëtare. Pyetja tani është nëse deklaratat politike do të përkthehen në vendime konkrete – dhe mbi të gjitha në veprime.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Luftë Psikologjike Sekrete: CIA u Lërkon Oficerëve Kinezë të “Shpëtojnë të Ardhmen”!

Latest from Info