Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një postim i referohet vdekjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe shpreh ngushëllimet e tij për “popullin vëllazëror të Iranit”.
Në postimin e tij, ai shkruan:
“Me trishtim mësova për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve që ndodhën dje.
I shpreh ngushëllimet e mia të respektuarit Khamenei, duke iu lutur Allahut të Plotfuqishëm t’i japë mëshirë, dhe shpreh ngushëllimet e mia popullit vëllazëror të Iranit. I shpreh ngushëllimet e mia në emër të vendit tim dhe popullit tim.
Së bashku me popullin e Iranit, ne në Turqi do të vazhdojmë përpjekjet tona me vendosmëri për të siguruar që të gjithë miqtë dhe vëllezërit tanë në rajon të rifitojnë paqen dhe stabilitetin që meritojnë, që konflikti që po përhapet në rajonin tonë të marrë fund dhe që ne të kthehemi te diplomacia.”
Tashmë Turqia e pozicionuar hapur dhe zyrtarisht në krah të regjimit.
Mesa duket shumë shpejt mund të shndërrohet në “Iranin” e dytë.


