“Irani ka aftësinë të vendosë bomba kudo!”
Siç kemi raportuar se Greqia mund të bëhet objekt sulmi, tani vjen një paralajmërim i dytë për Greqinë.
Në klimën e zjarrit global, vjen një mesazh drithërues që u publikua në intervistën që një biznesmen iranian dha në emisionin Proino të Antena TV dhe vjen për të tronditur rrënjësisht ndjenjën e sigurisë në Greqi.
Një iranian, padyshim duke e ditur nga brenda sesi vepron regjimi i Teheranit, i drejtohet një paralajmërimi dramatik popullit grek.
Sipas asaj që përmendet në video, Greqia nuk kërcënohet vetëm nga raketat iraniane, por edhe nga individë që janë tashmë brenda territorit.
“Ju thamë të kini kujdes, shikoni çfarë po ndodh tani në Europë, shikoni çfarë po ndodh në qendër të Athinës. Ata po presin sinjalin nga Mullahët për t’ju sulmuar!”
Paralajmërimi pretendon se ka grupe iranianësh që janë afër regjimit dhe që po presin një urdhër specifik nga udhëheqësit fetarë (mullahët) për të vazhduar me sulme të verbëra. Këta njerëz veprojnë si “qeliza të fjetura”, të gatshme për t’u aktivizuar në çdo moment, duke transferuar frontin e luftës në qytetet greke.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur përfshirja e Greqisë dhe Qipros në mbështetje të SHBA-ve dhe Britanisë e ka zemëruar Teheranin. Garda Revolucionare tashmë ka kërcënuar me “sulme ndëshkuese” dhe përdorimi i “ujqërve të vetmuar” ose qelizave të brendshmeme, konsiderohet nga shërbimet e inteligjencës si kërcënimi më i vështirë për t’u përballur.
Shërbimet e Sigurisë (ESI) në gatishmëri!
Pas daljes së videove dhe informacionit, autoritetet greke të sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë. EYP dhe Shërbimi Antiterrorizëm thuhet se kanë vendosur individë dhe vende specifike që mund të jenë pika organizimi për sulme të tilla nën mbikëqyrje të ngushtë. Masat e sigurisë janë rritur në ambasada, ndërtesa publike dhe zona të ngarkuara, pasi frika e një goditjeje “të verbër” është përhapur.


