Sot në një breshëri sulmesh dhe bombardimesh të ndërsjellëta midis Iranit dhe Izraelit, dëmet janë të konsiderueshme për palët në infrastrukturë dhe njerëz.
Në hapësirën Iraniane sot kanë fluturuar “përbindëshat” bombardues amerikanë B-2, përkrah shumë fluturuesish të tjerë, duke shkaktuar dëme të paimagjithueshme në depot e raketave balistike, brenda kryeqytetit Teheran dhe në fortesa të nëndheshme iraniane në të gjithë territorin.
Nga ana e tij Irani ka patur në epiqendër të goditjeve Tel Avivin kryesisht, duke shkatërruar godina në qendër të qytetin, nga raketa që nuk ka mundur dot t’i kapë forca e mbrojtjes ajrore izraelit.
Por informacioni i fundit nga Irani thotë se është vrarë në sulm raketor edhe pasardhësi i Ajatollah Ali Khamenei, djali i tij i madh Mojtaba Hosseini Khamenei.
Burimet e pavarura iraniane dhe ato izraelite bëjnë me dije vrasjen e tij, por zyrtarisht nuk është konfirmuar ende.


