Këtë mëngjes qindra mijëra iranianë u zgjuan me llogaritë e tyre bankare të ngrira, të bllokuara.
Klientët e Bankave Sepah dhe Melli morën një SMS që i njoftonte se llogaritë e tyre ishin të kyçura. Website-t e bankave dhe kanalet e shërbimeve janë të bllokuara gjithashtu dhe është e pamundur për klientët të bëjnë “log in” për të gjitha llogaritë.
Regjimi e ka quajtur këtë një “Ripërtërim teknik të dhënash nga Banka Qëndrore për qëndrueshmëri të rrjetit”.
Justifikim gjepura!
Regjimi po grabit llogaritë bankare të shtetasve të tij, për mbijetesën e regjimit.
Iranianët po i rrjep vetë qeveria e tyre, teksa po hiqet zvarrë për të mbajtur pushtetin.
Dëshpërimi mund ta nxjerrë popullatën në rrugë, e cila do të përballet padyshim me ekzekutorët e regjimit.

