Shqipëria Shpall IRGC Republikën Islamiste në Iran, Organizatë Terroriste!

/

Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaratë për sulmet nga Irani dhe Hezbollahu.

Ministri i jashtëm Ferit Hoxha bëri një telefonatë me homologun izraelit ku shpalli solidaritet të plotë të Shqipërisë me popullin izraelit.

Menjëherë pas vizitës së ambasadores amerikane në Athinë, në zyrën e Kryeministrit Rama, një vizitë jashtë protokollit zyrtar, sjell sot këtë deklaratë të Shqipërisë për Iranin dhe regjimin islamik atje.

Shqipëria e Edi Ramës merr urdhëra dhe zbaton me shpejtësi skterë, me zero konsulta me aktorë dhe faktorë të tjerë politikë.

“Shqipëri-Izrael, marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta”, tha ministri i jashtëm.

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X, pas telefonatës me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar:

“Faleminderit, Ministër Gideon Sa’ar, për urimet dhe për bisedën tonë të frytshme.

Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit.

Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të parandaluar përvetësimin nga regjimi iranian, të armëve bërthamore apo të çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që kërcënon paqen në rajon dhe më gjerë. Irani meriton një qeveri nga populli dhe për popullin. Shqipëria së shpejti do të marrë një vendim zyrtar për ta shpallur IRGC, ashtu siç është në të vërtetë: një organizatë terroriste.

Unë e vlerësoj thellësisht miqësinë e kahershme dhe lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mbi një histori unike solidariteti midis popujve tanë.

Këtë vit shënohet 35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, një moment i rëndësishëm që pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e kësaj miqësie. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Iran: Mister Rreth Vdekjes së Asadollah Bandfar të Organizatës Paramilitare "Basij"!

Latest from Info