Cili ishte qëllimi i “neutralitetit dinak” të Turqisë dhe sot “retorikës islamike” të Presidentit të saj?
Erdogani po përpiqet ta portretizojë veten si udhëheqësin e Islamit “të rrëzuar” nga Perëndimi, duke lëshuar sharje kundër atyre që sulmojnë Iranin dhe Libanin.
Presidenti turk e përshkroi udhëheqjen perëndimore dhe udhëheqjen e Izraelit si një “bandë e etur për gjak”, sigurisht pa përmendur Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Erdogani vazhdon të sillet si “ujku në qoshe”, duke përfaqësuar “neutralin dinak”, i cili pret të shohë se ku do të anojë peshorja, në mënyrë që pasi të jetë i sigurtë se mund të vrapojë për të kapur më të mirën që mundet.
Deri atëherë, ai po përpiqet të shfaqet si “udhëheqësi” i Islamit Botëror dhe si mbrojtës – gjithmonë me fjalë – i të gjithë myslimanëve të persekutuar, qofshin sunitë apo shiitë, si dhe besimtarëve të tjerë më të vegjël në numër, sekte.
Por kësaj here num mund të jetë me njërin prej fitimtarëve, domethënë me Izraelin dhe këtë e di mirë.
Ndaj dhe nuk pro pret më dhe gradualisht po pozicionohet pro Iranit.

