Universiteti e quan padinë një ‘veprim pretekst’, ndërsa administrata kërkon miliarda dollarë fonde federale.
Administrata Trump ka ngritur një padi kundër Universitetit të Harvard-it, duke e akuzuar atë për neglizhencë ndaj studentëve hebrenj / izraelitë dhe duke kërkuar rikuperimin e miliarda dollarëve fonde federale.
Sipas padisë së ngritur në gjykatën federale në Boston, Harvard-i qëllimisht i injoroi rastet e antisemitizmit dhe refuzoi të zbatonte politikat e tij kur viktimat ishin studentë hebrenj / izraelitë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve thotë se universiteti lejoi protestuesit anti-Izrael të pushtonin bibliotekat dhe mbajti një kamp anti-Izrael për 20 ditë, në shkelje të politikave të veta.
Qeveria po i kërkon gjykatës të deklarojë Harvard-in në shkelje të kontratës së tij me qeverinë federale në mënyrë që të mund të marrë fonde të reja dhe të rikuperojë shumat e paguara tashmë, që përfshijnë më shumë se 2.6 miliardë dollarë vetëm nga Departamenti i Shëndetësisë.
Universiteti e quan padinë “një pretekst për hakmarrje” dhe thotë se mbetet i përkushtuar për të mbrojtur dhe respektuar anëtarët e komuniteteve hebraike / izraelite, duke theksuar se përpjekjet e tij pasqyrojnë të kundërtën e “indiferencës së qëllimshme” që pretendon qeveria.


