Është dokumentari “Zoti Askush Kundër Putinit” nga Pavel Talakin!
Një dokumentar që fitoi Oscar këtë vit u ndalua në Rusi, me Vladimir Putinin që u tërbua me posterin e veprës.
Dokumentari “Zoti Askush Kundër Putinit” nga Pavel Talakin, shkroi BBC.
Sipas krijuesve të tij, dokumentari kap mënyrën sesi kryhet propaganda e luftës në Rusi në lidhje me frontin në Ukrainë, ndërsa posteri tregon Putinin me një hundë Pinoku.
Kjo duket se e ka zemëruar veçanërisht presidentin rus, i cili madje kritikoi Ministren e Kulturës, Olga Ljubimova, për vonesat në zbatimin e kufizimeve të reja në kinema.
“Përse po e diskutojmë? Ideologjikisht lejojmë që të hyjnë filma krejtësisht idiotë dhe të padobishëm, ndërsa financiarisht nuk i mbështesim producentët tanë”, tha Putin në një konferencë për shtyp.
Kështu, shfaqja dhe shpërndarja e dokumentarit u ndalua në Rusi, me një gjykatë që dha vendimin përkatës duke përmendur “interesin e një numri të paspecifikuar qytetarësh”.


