Kaya Kalas: “Duhet ta Kuptojmë, Menjëherë, se Rusia Është Pas Luftës në Iran!”

/

Kaya Kalas ka bërë edhe një herë deklarata të reja që po shkaktojnë reagime të forta, të qeshura dhe satirë, pasi u kthye me referenca që implikojnë Rusinë në skenën gjeopolitike të Lindjes së Mesme, si iniciuese e trazirave atje.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë argumentoi se ka përfshirje ruse në zhvillimet që lidhen me përshkallëzimin e tensionit në rajon, duke i atribuar Moskës një rol që, sipas saj, lidhet me një përpjekje për të shfrytëzuar situatën për përfitim ekonomik, përmes energjisë dhe në veçanti gazit natyror.

Në deklaratat e saj sot, ajo theksoi nevojën për të kuptuar menjëherë zhvillimet, duke vënë në dukje se: “Duhet ta kuptojmë këtë menjëherë”, duke nënvizuar momentin kritik të situatës, siç e sheh ajo, me sytë e mendjes së saj.

Këto deklarata janë pjesë e një serie ndërhyrjesh të saj të fundit, në të cilat ajo është përpjekur të lidhë zhvillimet në Ukrainë me ato në Lindjen e Mesme, duke hamendësuar për ndërvarësi mes dy konflikteve.

Në të njëjtin kontekst, ajo kishte deklaruar më parë se Rusia dyshohet se po i ofron mbështetje Iranit përmes informacionit, që synon sulme kundër interesave amerikane, ndërsa foli edhe për bashkëpunim në nivelin teknologjik, siç është përdorimi i avionëve pa pilot, që mund të përdoren në sulme ndaj vendeve fqinje dhe ndaj instalimeve ushtarake amerikane.

Deklaratat e saj u bënë në kuadër të një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Francë, në Abbaye des Vaux de Cernay, dhe janë pjesë e një retorike më të gjerë, idesh që ajo ka proklamuar së fundmi në lidhje me rolin e Rusisë në zhvillimet ndërkombëtare.

Ministra e Jashteme e BE-së jeton në planet tjetër, nuk ka lidhje me realitetin, sepse nuk ka asnjë dije, është thuajse injorante. Personi pra i duhur pët konstilacionin që drejton në prapaskenë BE-në.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Çfarë do të Thotë "Hyrja" e Houthis në Luftë?! - Identiteti & Fuqia Reale e Rebelëve Jemenas!

Next Story

Kaya Kalas Përplaset me Marco Rubio-n në Takimin e G7 të Ministrave të Jashtëm

Latest from Info