Leftistë, Sorosistë, Hillaristë, Bidenistë, Obamistë, në Rrugë – “Pa Mbretër”, Protestojnë 64 Gjinitë në SHBA!

/

Një valë protestash përfshiu Shtetet e Bashkuara në fundjavë, me shkak luftën ndaj Iranit, imigracionin dhe çmimet e larta.

Të majtët me “yllin” në pankarta nuk duan luftë kundër rregjimit në Iran, duke harruar se Hillary dhe Obama përbetoheshin për luftë kundër Iranit në fushata elektorale, më pas krijonin ISIS, Hamas dhe të tjera vegla në funksion të regjimit në Iran.

Të majtët janë edhe kundër asaj që migrantët e paligjshëm dhe kriminelët të largohen nga Amerika. Nëse kjo ka logjikë, logjika është paralogu i së majtës, në cakun e diabolizmit dhe idiotësisë kolektive.

Minesota është në qendër të vëmendjes pas incidenteve të përgjakshme!
Shumë tubime dhe protesta, si pjesë e lëvizjes “Pa Mbretër”, e cila drejtohet kundër politikave të Donald Trump në mandatin e tij të dytë.

Protestat u zhvilluan njëkohësisht në dhjetëra qytete, nga Alaska në Porto Riko, ndërsa sipas organizatorëve, morën pjesë deri në 8 milionë qytetarë, megjithëse këto shifra nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

për të rrëzuar shifrën e deklaruar nga organizatorët mjafton të themi se në Uashington DC ishin vetëm 3 mijë protestues, shumë më pak se ata që mbledh Berisha në Tiranë.

Protestat u përqendruan në përshkallëzimin e luftës me Iranin, politikën e rreptë të imigracionit të administratës Trump dhe çmimet e larta, veçanërisht të karburantit, që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Por protestuesve të majtë u themi se me Biden president, nga shkurti 2022 deri shkurt 2024, çmimi i karburantit ishte më i lartë se ky që është sot, në këto 3 javë që është mbyllur Hormuzi. Atëherë ku ishin për të protestuar?


Tension i veçantë u regjistrua në të ashtuquajturat Qytete Binjake (Minneapolis – Sain Paul), ku dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën para Kapitolit të Shtetit, pas incidenteve të përgjakshme që lidhen me shtypjen e imigracionit.

Protestuesit nderuan kujtimin e Rene Good dhe Alex Pretty, të cilët u vranë nga agjentët federalë, me tubimet që morën një karakter të fortë simbolik.

Slogane kundër luftës dhe presion social.

Në qytete si New York, Los Angeles, Çikago dhe Boston, mijëra qytetarë mbushën rrugët, duke brohoritur slogane kundër luftës, deportimeve dhe kufizimeve të demokracisë.

“Nuk mund të përballojmë më koston e jetesës”, tha një protestues në Minneapolis, duke reflektuar klimën e presionit social të amplifikuar nga kriza energjitike.

Demonstratat vijnë në një kohë kritike, disa muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit, me analistët që shqyrtojnë nëse mobilizimi masiv mund të përkthehet në ndryshime politike.

Në të njëjtën kohë, mobilizimet janë zgjeruar edhe në shtetet tradicionalisht republikane, duke treguar se pakënaqësia përshkon shtresa më të gjera të shoqërisë amerikane.

Klima e polarizimit mbetet intensive, me Shtëpinë e Bardhë që iu përgjigj protestave me komente ironike, e përballur me shkaqet absurde dhe anti-amerikane të protestës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Qiell i Kuq, i Frikshëm në Australi: Cikloni Narel Mbulon Gjithçka me Pluhur!

Next Story

Lufta e Raketave: Këto Baza u Goditën nga SHBA-të & Izraeli në Iran - Cilat u Shkatërruan, Cilat Mbijetuan?

Latest from Info