Emiratet e Bashkuara Arabe kalojnë në “kundërsulm”!
Emiratet e Bashkuara Arabe po marrin masa të ashpra kundër Iranit, në kontekstin e një konfrontimi ekonomik në rritje, sipas raportimeve.
Ndër të tjera, raportohet se kanë anuluar të ashtuquajturat Viza të Arta që u ishin dhënë qytetarëve iranianë dhe po lëvizin për të ngrirë ose edhe sekuestruar asete iraniane.
Këto vendime duket se janë një reagim ndaj sulmeve të mëparshme iraniane, me Emiratet e Bashkuara Arabe që zgjedhin të përgjigjen në një nivel ekonomik. Në të njëjtën kohë, raportohet se po vazhdojnë me sekuestrime të përgjithshme të llogarive bankare dhe pronave të lidhura me shtetas iranianë.
Shqetësues është fakti se komuniteti iranian që banon në Dubai është një nga më të shumtët dhe ka aktivitet të rëndësishëm ekonomik në rajon, me investime në pasuri të paluajtshme, biznese dhe llogari bankare.
Sipas vlerësimeve të atribuuara agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, totali i aseteve të iranianëve në Emiratet e Bashkuara Arabe – duke përfshirë pasuritë e paluajtshme, investimet dhe depozitat bankare – mund të arrijë afërsisht 530 miliardë dollarë. Kjo shumë konsiderohet të jetë subjekt i ngrirjes ose sekuestrimit sipas masave të reja.
Siç raportohet, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe duket se kanë vepruar në mënyrë të njëanshme dhe pa dhënë ndonjë shpjegim zyrtar, gjë që intensifikon pasigurinë rreth zhvillimit të situatës.
Kujtojmë se Viza e Artë është një formë e lejes së qëndrimit afatgjatë që u jepet nga Emiratet e Bashkuara Arabe investitorëve dhe profesionistëve të huaj, në këmbim të një kontributi të rëndësishëm ekonomik në vend.


