Meduza ishte e dukshme nga e gjithë Qiproja.
Një seri formacionesh që u shfaqën të hënën në mbrëmje (30/03) në qiellin e Qipros shkaktuan trazira tek banorët.
Zëdhënësi i Shtypit i Departamentit të Meteorologjisë, Andreas Chrysanthou, deklaroi: “E pashë këtë fenomen duke u zhvilluar kur po vija nga Pafosi për në Nikosi, në orët e mëngjesit. Ishte fenomen i shqueshëm nga e gjithë Qiproja. Kjo tregon se ishte në lartësi stratosferike, pra larg ishullit.
Nuk është një fenomen natyror, por është një meduzë / kandil deti hapësinor dhe kryesisht rezulton nga shkarkimet e raketave.
Është e qartë se nuk është brenda kufijve tanë, është larg ishullit dhe në një lartësi të madhe. Ishte drejt lindjes dhe ndoshta lidhet me aktivitetin pranë Izraelit”, shtoi ai.


