Çokollatat KitKat u Grabitën & Rrjeti Mori “Zjarr” – Do u Shkrijnë, Ky Është Problemi!

/

Mediat sociale u përmbytën me komente fantazish dhe postime humoristike.

Një kamion që transportonte çokollatat e reja KitKat të Nestlé-së, të frymëzuara nga Formula 1, u zhduk gjatë rrugës nga Italia për në Poloni.

Deri më tani, as automjeti dhe as ngarkesa nuk janë gjetur. Më 29 mars, Nestlé njoftoi përmes llogarive zyrtare të KitKat në mediat sociale se u vodhën gjithsej 413,793 copë.

“Mund të konfirmojmë se 12 ton produkte KitKat u hoqën gjatë transportit të tyre nga fabrika jonë në Italinë Qendrore për në Poloni”, thuhej në njoftim, i cili shoqërohej nga sfondi i kuq karakteristik i çokollatës.

Kompania theksoi gjithashtu se po punon ngushtë me autoritetet lokale dhe partnerët e saj për të hetuar rastin. Në të njëjtën kohë, siguroi se nuk ka problem sigurie për konsumatorët dhe se disponueshmëria e produktit nuk është prekur.

Me një dozë humori, por pa e minimizuar seriozitetin e incidentit, një zëdhënës i kompanisë komentoi:

“Ne gjithmonë i kemi inkurajuar njerëzit të bëjnë një pushim me një KitKat. Por duket se disa njerëz e morën… literalisht dhe ‘bënë një pushim’ me më shumë se 12 ton çokollatë.

Ndërsa e vlerësojmë shijen e mirë të autorëve, vjedhjet e ngarkesave janë një sfidë gjithnjë e më serioze për bizneset e të gjitha madhësive.”

Lajmi për vjedhjen u bë shpejt viral në mediat sociale.

Edhe pse u botua gjatë një periudhe plot me zhvillime serioze ndërkombëtare, publiku iu përgjigj me një humor dhe satirë. Interneti u përmbyt me meme, pasi rasti kishte të gjithë elementët që tërheqin vëmendjen: natyrën paradoksale të incidentit – kush do të vidhte kaq shumë ton çokollatë dhe pse -, njohjen apo famën e markës, por edhe rreziqet relativisht “të lehta” për gjetjen e ngarkesës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Macron i Përgjigjet Komentit të Trump-it në Lidhje me "Shuplakën" e Gruas së Tij

Latest from Info