Midis shumë deklaratave dhe qëndrimeve që Presidenti Amerikan bën çdo ditë, veçanërisht pas fillimit të operacioneve ushtarake në Iran, duket se po kthehet sërish, megjithëse në mënyrë të tërthortë, te narrativa e kryengritjes së armatosur në Teheran dhe përmbysjes së regjimit “nga brenda”, paralelisht me nfërhyrjet e tyre.
Donald Trump zbuloi, në një intervistë me Fox News, se Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të dërgojnë sasi të konsiderueshme armësh iranianë që janë kundër regjimit, si dhe forcave kurde, në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon.
Duke folur me një gazetar të Fox News, presidenti amerikan pohoi se Uashingtoni ka përforcuar materialisht “protestuesit anti-regjim dhe kurdët”, madje duke shprehur vlerësimin se “kurdët i kanë mbajtur në zotërim këto armë”, duke sugjeruar që pajisjet mbeten një faktor aktiv pushteti në rajon.
Megjithatë, afati i saktë kohor i dërgesave nuk ishte i qartë nga intervista, dhe kjo është normale të mos thuhet, ndërkohë që as gazetari i Fox News nuk specifikoi nëse dërgesat e armëve ndodhën gjatë protestave në Iran, apo në një fazë të mëvonshme.


