Trendi i Ri i Ndërhyrjeve Estetike Kirurgjikale Mes Pjesë të Vdekurish, që Shkakton Reagime!

/

Marrin dhjamë nga njerëz të vdekur për të bërë zmadhim të gjoksit dhe vitheve, një trendi i ri që po shkakton reagime të shumta.

Përdorimi i tij ishte më i përhapur tek gratë për operacionet e gjoksit dhe vitheve, megjithatë, ka edhe interes në rritje nga burrat, kryesisht për forcimin e grupeve të muskujve si gjoksi, bicepsi dhe pulpat.

Një teknikë e re në mjekësinë estetike, e bazuar në përdorimin e indit dhjamor nga donatorë të vdekur, po fillon të fitojë terren, ndërsa shkakton interes të madh dhe pyetje në lidhje me etikën dhe sigurinë e ndlrhyrjes.

Proçedura tashmë po aplikohet në klinika në SHBA, si në një ndërtesë luksoze në Park Avenue në New York, ku operon klinika e Kirurgjisë Plastike Alpha Male, duke ofruar operacione të përshtatura për nevojat e njeriut “modern”.

Çfarë është Alloclae dhe si përdoret?

Metoda e re bazohet në një material të quajtur Alloclae, i cili vjen nga indi dhjamor nga donatorë të vdekur. Ky dhjamë mblidhet, sterilizohet dhe përpunohet në mënyrë që të mund të injektohet në trupin e pacientit.

Deri më tani, proçedurat kozmetike janë mbështetur kryesisht në transferimin autolog të dhjamit, domethënë, marrjen e dhjamit nga trupi i vetë pacientit dhe ri-vendosjen e tij në zona të tjera.

Me metodën e re, pacientët që nuk kanë dhjamë të mjaftueshëm ose nuk duan liposuksion mund të marrin injeksione nga një burim i jashtëm.

Sipas kirurgut plastik Dr.Douglas Steinbrech, procedura është minimalisht invazive, pa anestezi të përgjithshme dhe pa kohë rikuperimi, duke e karakterizuar atë si një “ndryshues loje”.

Kërkesa në rritje dhe standarde të reja trupore!

Fillimisht, përdorimi i Alloclae ishte më i përhapur tek gratë për procedurat e gjirit dhe të vitheve. Megjithatë, ka edhe interes në rritje nga burrat, kryesisht për forcimin e grupeve të muskujve si gjoksi, bicepsi dhe pulpat.

Trendi është i lidhur me standardet e reja të pamjes mashkullore, të promovuara si nga industria e argëtimit, ashtu edhe nga trendet online si e ashtuquajtura “looksmaxxing”, e cila përqendrohet në optimizimin e pamjes së jashtme.

Një rast tipik është një pacient 68-vjeçar i cili iu nënshtrua një injeksioni prej 100cc dhjami të përpunuar në gjoks, duke synuar një përmirësim të lehtë estetik.

Ndikimi i barnave për humbje peshe!

Përdorimi në rritje i barnave për humbje peshe, siç është GLP-1 (Ozempic, Wegovy, Mounjaro), ka krijuar të dhëna të reja në mjekësinë estetike.

Shumë pacientë që humbasin peshë të konsiderueshme përsojnë varje të lëkurës, humbje të vëllimit në zona specifike, duke çuar në rritje të kërkesës për procedura rindërtuese, apo rikuperuese estetikisht.

Mjekët vërejnë se ky zhvillim krijon një “treg të ri” për trajtime të tilla.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tradhtia e Shekullit - Spiunë Iranianë po "Përgatisnin" Bomba Brenda Izraelit

Latest from Info