Turqia, Pakistani & Egjipti i Kërkojnë Presidentit Trump Armëpushim 45-Ditor me Iranin!

/

Shtëpia e Bardhë: Propozimi për armëpushim 45-ditor në Iran nuk është miratuar nga Trump.

Kjo kërkesë për armëpushim duket si kurth për palën amerikane. Ndërkohë që thuhet se Irani e pranon, por nuk e pranon me 15 pikat e Shteteve të Bashkuara. Një situatë dhe qëndrim i paqartë i Iranit.

Ndërmjetësuesit nga Pakistani, Egjipti dhe Turqia propozuan armëpushim, por administrata amerikane vazhdon operacionet.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se vendet ndërmjetëse, përfshirë Pakistanin, Egjiptin dhe Turqinë, kanë paraqitur një propozim për një armëpushim 45-ditor të luftës në Iran. Megjithatë, siç sqaroi një zyrtar i lartë amerikan, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk e ka miratuar dhe as nuk e ka pranuar këtë ide.

“Kjo është një ide midis shumë të tjerave dhe presidenti nuk e ka miratuar atë. Operacioni “Epic Fury” vazhdon dhe presidenti do të flasë për të në orën 13:00″ (19:00 sipas orës shqiptare), tha zyrtari gjatë një konference për shtyp (domethënë në këto momente).

Sipas informacionit të raportuar nga Axios, diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Irani dhe vendet ndërmjetëse po diskutojnë një armëpushim të mundshëm 45-ditor, i cili mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të çojë në një fund përfundimtar të armiqësive në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht propozimit, pala amerikane duket se mbetet në gatishmëri ushtarake, me Trump që ka lëshuar një ultimatum para sulmeve ajrore mbi infrastrukturën iraniane për të martën në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Donald Trump: “U Kemi Dërguar Shumë Armë Iranianë anti-Regjim & Kurdëve”!

Next Story

Shefi i Inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit u Vra në Një Sulm Ajror

Latest from Info