“Shmangni përdorimin dhe udhëtimin me tren në të gjithë Iranin nga tani deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane”, thuhet në një deklaratë të IDF në persisht.
Ushtria izraelite i paralajmëroi banorët iranianë sot në një postim në Twitter se “prania juaj në trena dhe afër linjave hekurudhore vë jetën tuaj në rrezik”.
“Paralajmërim urgjent për përdoruesit e trenave dhe pasagjerët në Iran: Të dashur qytetarë, për sigurinë tuaj, ju nxisim fuqimisht të shmangni përdorimin dhe udhëtimin me tren në të gjithë Iranin nga tani deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane” (20:30 sipas orës shqiptare), tha ushtria izraelite në një postim në Twitter në persisht.



