Dorëzohet Irani & Pranon Propozimin e Trump për Armëpushim 2-Javor & Hap Ngushticën e Hormuzit

/

Irani pranon propozimin e Trump për armëpushim dyjavor dhe hap Ngushticën e Hormuzit.

Armëpushimi nuk përfshin Libanin, thotë Izraeli.

Një orë përpara përfundimit të ultimatumit të dhënë nga Trump, Irani që kishte pretenduar se nuk do të kontaktonte më me ShBA-të, përkundrazi pranoi armëpushim dhe negociata, mes ndërmjetësit Pakistan.

Presidenti Trump bëri me dije informacionin, duke thënë se në këto bisedime me Iranin përfaqëson edhe vendet aleate të Lindjes së Mesme.

Sipas New York Times, Irani pranoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim dyjavor pas përpjekjeve të tërbuara diplomatike nga Pakistani dhe një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga Kina, një aleat kyç, e cila i kërkoi Iranit të tregonte fleksibilitet dhe të ulte tensionet, dhe mes shqetësimeve në rritje për shkatërrimin ekonomik nga dëmtimi i infrastrukturës kritike, sipas tre zyrtarëve iranianë. Ata thanë se armëpushimi u miratua nga udhëheqësi i ri suprem, Ajatollah Mojtaba Khamenei.

Ky informacion nga NYT merret me rezerva, pasi lideri suprem nuk ka kontakt me realitetin dhe Kina padyshim që ka dashur një armëpushim, për faktin e vetëm, se do i mbyllej përjetësisht mundësia e furnizimit me naftë nga Irani, nëse shkatërrohej infrastruktura e vendit. Por duhet të themi se edhe deri më tani, luftën, Irani e ka bërë mes mbështetjes së Kinës, në të kundërt do të ishte dorëzuar prej kohësh.

***

Irani: Dy javë negociata me SHBA-në në Islamabad
Deklaratë nga Sekretariati i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare: Në nivelin më të lartë, u vendos që Irani të zhvillojë bisedime me palën amerikane në Islamabad për dy javë, bazuar vetëm në këto parime.

Theksohet se kjo nuk do të thotë fundi i luftës dhe Irani do ta pranojë fundin e luftës vetëm kur, duke pasur parasysh pranimin e parimeve të përcaktuara në planin 10-pikësh nga Irani, detajet e tij të finalizohen në negociata.

Këto negociata, me mosbesim të plotë ndaj palës amerikane, do të fillojnë të premten, më 11 prill në Islamabad dhe Irani do të ndajë dy javë për këto negociata.

Kjo periudhë mund të zgjatet me marrëveshje të palëve.

Është thelbësore që uniteti i plotë kombëtar të ruhet gjatë kësaj periudhe dhe që festimet e fitores të vazhdojnë me vrull.

***

Libani është gjithashtu pjesë e marrëveshjes, thotë SHBA-ja
Burime amerikane në kanalin libanez Al-Jadeed: Para së gjithash, Libani është pjesë e armëpushimit, por asgjë nuk është e sigurt ende.

***

49 minuta përpara përfundimit të ultimatumit, Irani shpalli armëpushimin dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Araghchi: Nëse ndalojnë sulmet ndaj Iranit, forcat tona të armatosura të fuqishme do të ndalojnë operacionet e tyre mbrojtëse.

Ministri i jashtëm i Iranit lëshoi ​​një deklaratë në emër të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, duke deklaruar se “nëse ndalojnë sulmet ndaj Iranit, forcat tona të armatosura të fuqishme do të ndalojnë operacionet e tyre mbrojtëse”.

“Për një periudhë dy-javore, kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur nëpërmjet koordinimit me forcat e armatosura iraniane dhe duke marrë parasysh kufizimet teknike”, shtoi ai.

Ndërkohë që duhet theksuar se kryeneçësia e Iranit, edhe pse i zbathur, flet për operacione mbrojtëse, ndërkohë që ka sulmuar 12 vende, që nuk i kanë kryer asnjë sulm.

Gjithësesi, Irani u dorëzua, sepse nuk mund të ndodhte ndryshe.

***

Sipas Axios, raundi i parë i negociatave të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës pritet të zhvillohet në Islamabad të premten, sipas dy burimeve të njohura me proçesin. Këto do të jenë bisedimet e para ballë për ballë midis dy palëve që nga fillimi i konfliktit.

***

“Me përulësinë më të madhe, kam kënaqësinë të njoftoj se Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me aleatët e tyre, kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm kudo, përfshirë Libanin dhe vende të tjera, me efekt të menjëhershëm”, tha zoti Sharif nëpërmjet X, duke shkruar tre fjalët e fundit me shkronja të mëdha.

Postimi i Sharif u bë 2 minuta, pas postimit të iranianit Araghchi.

***

Levitt: Marrëveshja e armëpushimit me Iranin është një “fitore” për SHBA-në.

Marrëveshja e armëpushimit me Iranin, e ndërmjetësuar nga Pakistani, është një “fitore” për SHBA-të, siguroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë të martën në mbrëmje (04:00 sipas or[s shqiptare), ndërsa negociatat midis delegacioneve të dy vendeve për t’i dhënë fund luftës nuk kanë filluar ende – diçka që është planifikuar për pasnesër, të premten në Islamabad.

“Kjo është një fitore për Shtetet e Bashkuara e arritur nga Presidenti (SHBA Donald) Trump dhe ushtria jonë e jashtëzakonshme”, tha Caroline Levitt nëpërmjet X.

“Presidenti Trump lejoi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Asnjëherë mos e nënvlerësoni aftësinë e Presidentit Trump për të avancuar me sukses interesat e Amerikës dhe për të ndërmjetësuar paqen”, vëren sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përçarje e Paparë në Iran: Pezheskian Kundër Gardës - "Po e Çoni Vendin Drejt Një Katastrofe Monumentale!"

Next Story

Çmimi i Naftës Bruto Bie me 18% Pas Armëpushimit SHBA-Iran

Latest from Info