Kremlini: “Konflikt mes Rusisë & NATO-s do të Jetë i Pashmangshëm Nëse NATO Dërgon Trupa në Ukrainë!”

/

“Nuk është në asnjë mënyrë në interes të vendeve të NATO-s konflikti me Rusinë.”

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov paralajmëroi sot se, nëse vendet e NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, atëherë një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s do të jetë i pashmangshëm.

“Nuk është në asnjë mënyrë në interes të këtyre vendeve. Ata duhet ta dinë këtë”, theksoi Dmitri Peskov.

“Fakti që diskutohet mundësinë e dërgimit të disa trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, vuri në dukje zëdhënësi i Kremlinit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ekzistonte rrezike i konfliktit të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, në rast të dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, Peskov u përgjigj: “Në këtë rast, nuk duhet të diskutojmë më nëse do të jetë e mundur, por që do të jetë i pashmangshëm konflikti (një konflikt i menjëhershëm).

Për t’u theksuar është se dje, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sqaroi se Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

Ndërkohë që vende të tjera anëtare të NATOs po përgatiten të dërgojnë trupa, ndërkohë që baza e NATOs në Kuçovë do të jetë prapavija ajrore edhe e luftës në Ukrainë.

Komentet për lexuesin!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Stamboll: Shenja Paralajmëruese edhe për Cunami - "Tërmeti i Madh Është Fakt", Thotë Lekkas

Next Story

Moska Ndalon Eksportet e Benzinës nga 1 Marsi, për 6 Muaj!

Latest from Info