Irani i Premton Izraelit, Hakmarrje!

/

Ajatollah Khamenei u zotua se do të hakmerret për bombardimin e konsullatës në Damask!

Izraeli do të dënohet.

“Regjimi i çoroditur zionist do të ndëshkohet nga burrat tanë trima. Do ta bëjmë të pendohet për këtë krim dhe për të tjerët.”

Ajatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, është zotuar të hakmerret pasi një sulm ajror izraelit që vrau një gjeneral të lartë iranian, në ambasadën e Teheranit në Siri.

Sulmi ajror shkatërroi ambasadën e Iranit në Damask duke vrarë të paktën shtatë zyrtarë, përfshirë Mohammad Reza Zahedi, një komandant i lartë në Korpusin elitar të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), siç raportohet nga Telegraph.

Ndërsa Izraeli ka shënjestruar prej kohësh Iranin dhe përfaqësuesit e tij në Siri, sulmi i tij i fundit i dukshëm në Damask është një përshkallëzim i madh, si në vendndodhje ashtu edhe në objektiv. Ndërtesa e konsullatës, e cila përfshin rezidencën e ambasadorit dhe ndodhet pranë ambasadës iraniane, konsiderohet si territor sovran iranian.

U vra edhe zëvendësi i Zahedit dhe pesë oficerë të tjerë. Zahedi është oficeri më i lartë i IRGC-së që është vrarë që kur Shtetet e Bashkuara vranë Qassem Soleimani, kreun e Forcës së fuqishme Quds, në janar 2020.

Ebrahim Raisi, presidenti iranian, tha se sulmet ajrore izraelite “nuk do të mbeten pa përgjigje”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit, Tasnim.

“Udhëheqësit injorantë të regjimit uzurpues izraelit dhe mbështetësit e tyre duhet të kuptojnë më mirë se, akte të tilla të egra nuk do të ndikojnë në vullnetin e luftëtarëve të rezistencës që kërkojnë liri”, citohet të ketë thënë, nga media shtetërore, Mohammad Bakr Kalibaf, kryetari i parlamentit të Iranit.

Një zyrtar i lartë izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Reuters se të prekurit “ishin prapa shumë sulmeve kundër objektivash izraelitë dhe amerikanë dhe po planifikojnë sulme shtesë”. Ambasada “nuk ishte objektivi, por personat”, shtoi ai, ndaj “veprimet e tyre agresive dhe dashakeqe do të përballen me ndëshkim të ashpër”.

Është e paqartë sesi Irani mund të zgjedhë të përgjigjet, megjithëse ambasadat izraelite në mbarë botën janë në gatishmëri të lartë.

Izraeli po lufton në dy fronte, kundër Hamasit në jug të vendit dhe Hezbollahut në kufirin verior. Të dy grupet financohen dhe marrin armë nga Irani.

Deri më tani, Irani ka hezituar të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë me Izraelin dhe SHBA-në.

Analistët thanë se sulmi sinjalizoi një “përshkallëzim të rëndësishëm” në konfliktin e Izraelit me Teheranin.

“Duke vënë në shënjestër një objekt diplomatik iranian, Izraeli kaloi vijën e kuqe”, tha Ali Vaez i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

“Irani ka më shumë gjasa t’i imponojë kostot Izraelit, por ka të ngjarë ta bëjë këtë në mënyrë indirekte dhe përmes partnerëve dhe përfaqësuesve të tij në rajon”, tha zoti Vaez.

Previous Story

KE & Von der Layen Jashtë Kontrollit!

Next Story

2 Panukllat me Imunitet & "2222" Anëtarët e Organizatës Politike Kriminale

Latest from Info