Rusia Paralajmëron BE-në: “Kemi Një Përgjigje të Gatshme, që do ju ‘Dhembë’ Nëse Konfiskoni Pasuritë Tona!”

/

Zyrtarët e lartë amerikanë duan të konfiskojnë asetet dhe t’i përdorin ato për të mbështetur Ukrainën.

Rusia ka hartuar tashmë legjislacionin për t’u hakmarrë, nëse Perëndimi sekuestron afro 300 miliardë dollarë të aseteve ruse, për t’i përdorur ato në ndihmë të Ukrainës, ka paralajmëruar një aleat i Vladimir Putinit.

Pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe Ministrinë e Financave, duke ngrirë rreth 300 miliardë dollarë në asetet shtetërore ruse të mbajtura në Perëndim.

Zyrtarët e lartë amerikanë duan t’i konfiskojnë asetet ruse dhe duan t’i përdorin ato për të mbështetur Ukrainën, megjithëse disa bankierë dhe zyrtarë europianë shqetësohen se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi të shtunën legjislacionin që përfshin një projekt-ligj me një dispozitë që do të lejonte sekuestrimin e aseteve shtetërore ruse, megjithëse pjesa më e madhe e këtyre aseteve ndodhet në Europë.

“Ne gjithashtu, kemi një përgjigje të gatshme” tha Valentina Matvijenko, kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, cituar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve RIA. “Kemi një projektligj, të cilin jemi gati ta shqyrtojmë menjëherë, në lidhje me masat hakmarrëse.

Dhe europianët do të humbasin më shumë se ne” theksoi Matvijenko, i cili është një anëtar i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të Rusisë.

Matvijenko nuk tha asgjë konkrete, se cila do të jetë përgjigja ndaj sekuestrimit të aseteve ruse, e cila ende po debatohet në Perëndim.

Një opsion, i diskutuar nga Perëndimi, është konfiskimi i të ardhurave të aseteve pa konfiskuar vetë pasuritë.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se çdo sekuestrim i aseteve të tij do të shkonte në kundërshtim me të gjitha parimet e tregut të lirë perëndimor dhe do të minonte besimin në dollarin amerikan dhe euron, ndërsa do të pengonte investimet globale dhe do të dëmtonte besimin në bankat qendrore perëndimore.

Rusia ka thënë gjithashtu se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo sekuestrimi të aseteve të saj.

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Vjaçeslav Volodin, tha të hënën, se Rusia ka arsye për të sekuestruar asetet perëndimore pas lëvizjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Volodin tha se nga 280 miliardë dollarë në asetet ruse të mbajtura jashtë vendit, vetëm 5 deri në 6 miliardë dollarë janë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rreth 210 miliardë euro janë në BE.

Previous Story

Plani i Zotit Nuk Ishte që Hebrenjtë të Bëheshin Kozmokratë të Një Bote Ilistike, Satanike!

Next Story

Libani në Flakë: Hezbollah Nis Sulmin më të Madh Ndaj Izraelit, Duke Doditur Bazat në Haifa - Sulm Gjithëpërfshirës i IDF-së

Latest from Info