Britani: Rritje me 24% të Rasteve me Kancer në Moshën nën 50 Vjeç!

/

Në Britani vihet re rritja me 24% e rasteve me kancer në moshën nën 50 vjeç, për shkak të ushqimit të “junk food” dhe mungesës së ushtrimit fizik.

Shqetësimi po rritet se një epidemi globale e kancerit mund të shfaqet tek të rinjtë.

Shkalla e kancerit në mesin e moshave nën 50 vjeç në Britani është rritur me 24% që nga viti 1995, me ekspertët që thonë se ka të ngjarë të lidhet me rritjen e niveleve të obezitetit, nga ushqimi “junk food” dhe mungesën e stërvitjes.

Normat e fillimit të hershëm u rritën nga 132.9 raste për 100.000 njerëz në vitin 1995, në 164.6 raste për 100.000 njerëz në vitin 2019, sipas analizës së të dhënave.

Rreth 35.000 njerëz të moshas nën 50 vjeç, sot, zhvillojnë një sëmundje kancerogjene çdo vit, pothuajse 100 persona në ditë, gra dhe burra të rinj në moshë, sipas hulumtimit.

Rritja e rasteve ishte fokusi kryesor i diskutimit këtë fundjavë në konferencën më të madhe të kancerit në botë, në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO).

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve.

Por shumica besojnë se dietat, pasiviteti fizik dhe obeziteti ka të ngjarë të jenë ndër faktorët përgjegjës për rritjen e nivelit të sëmundjeve kancerogjene tek të rinjtë në Britaninë e Madhe.

Normat e incidencës janë rritur në të gjitha grupmoshat gjatë dy dekadave të fundit. Por rritja prej 24% tek moshat nën 50 vjeç është shumë më e lartë se rritja në grupmoshat e tjera.

Profesor Charles Swanton, klinicisti kryesor i Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Në dekadat e fundit, ka pasur një rritje të qartë të shkallës së kancerit tek të rinjtë në BM. Provat tregojnë se më shumë të rritur, nën moshën 50 vjeç mund të vuajnë nga kanceri më shumë se kurrë më parë”.

Rritja e dytë më e madhe e rasteve ka ndodhur te personat nën 25 vjeç. Shkalla e tyre u rrit me 16%, nga 16.6 raste për 100.000 njerëz në vitin1995, në 19.2 raste për 100.000 njerëz në vitin 2019.

Previous Story

Apokalipsi - Dita e Zotit

Next Story

Një Zbulim që Shokon, Lidhur me Tempullin e Solomonit në Izrael!

Latest from Info