Zgjedhjet Europarlamentare në Greqi: Këto Janë Parashikimet Përfundimtare për Rezultatet

/

Rryma në favor të partisë së djathtë nacionaliste “Nikis”.

Më pak se 48 orë kanë mbetur për zgjedhjet europiane dhe në bazë të sondazheve të opinionit, tashmë janë përcaktuar parashikimet përfundimtare për rezultatet e Eurocalp.

Nea Demokratia, e djathta e qendrës pritet të marrë 28% – 32%.

Konkretisht, 32% duket të jetë rezultati maksimal që mund të arrijë e djathta e qendrës, bazuar në tendencën për abstenim dhe pakënaqësinë e popullit për politikat që ka ndjekur qeveria gjatë gjithë këtyre viteve.

Përkundrazi, ka një predispozicion për të tjetërsuar më tej votuesit e tjerë, ndaj në një klimë të tillë “të relaksuar” siç ndodh në zgjedhjet europiane, në mes të verës, përqindja e Nea Demokratia mund të bjerë edhe nën 30% dhe të “ndalojë” diku tek 28%.

Përsa i përket SYRIZA-s, e majtë e qendrës tani më, përqindja që pritet të fitojë varion nga 14% në 18%, edhe pse synimi i kryetarit Kaselakis është për mbi 20%.

Konsiderohet thuajse e sigurtë se do të jetë partia e dytë, por ende nuk është përcaktuar se në çfarë përqindje do të jetë, kjo edhe për faktin se Stefanos Kaselakis ka ndikim tek të ashtuquajturit votues apolitikë. por ky lloj i veçantë votuesi, ka më shumë gjasa të zgjedhë plazhet, sesa kutinë e votimit.

Mirëpo, nëse SYRIZA “kap” 18%, ata do të jenë të kënaqur, pasi këtë përqindje mund ta përdorin si pikënisje për “epokën e re” të partisë.

PASOK, e majtë e qendrës, pritet të luhatet ndërmjet 11% dhe 15%. Konsiderohet thuajse e sigurtë se do të jetë partia e tretë dhe ky nuk do të jetë një sukses për Nikos Androulakis. Duke qenë se ai nuk duket se mund t’i japë një rritje të konsiderueshme PASOK-ut, ka shumë gjasa që pas zgjedhjeve europiane lidershipi i tij të vihet në dyshim.

Përsa i përket partisë së djathtë nacionaliste “Elliniki Lysi”, përqindjet e saj variojnë nga 4% në 8%.

Partia e Kyriakos Velopoulos është “nën presion” tani e disa ditë, pavarësisht kësaj pritet të kapë 8%.

Partia Komuniste, KKE pritet të marrë një përqindje midis 6% dhe 8%.

Këtu diapazoni i gabimit është më i vogël, sepse votuesit e KKE-së janë më të parashikueshëm dhe specifikë, japin përgjigje të lehta dhe të qarta në sondazhe.

Partia e djathtë nacionaliste “Niki” pritet të marrë një përqindje nga 4% deri në 8%, përqindje në rritje krahasuar me zgjedhjet kombëtare, një parti që do të rrëmbejë vota nga të gjitha platformat politike.

Partia e zj.Latinopoulou pritet të marrë përqindje të rendit prej 2,5%-4,5% dhe partia “Patriotes” e z.Emfietzoglou, është në parashikimet midis 2%-4,5%. Përsa i përket Prodromos Emfietzoglou, duhet theksuar se ai ka marrë mbështetjen e Ilias Kasidiaris, kryetarit në burg të ekstremit të djathtë, ish deputet i “Xrysi Aygi”. Kjo parti, “Patriotes” pra, merr vota nga Nea Dimokratia, nga partia e Kyriakos Velopulos, nga partia “Spartiates” që u përjashtua nga zgjedhjet europiane, por edhe nga të gjitha partitë më të vogla të djathta.

Përsa i përket partive të majta dhe të qendrës së majtë, parashikimet i japin 2%-5% partisë “Nea Aristera”, 3%-5% “Pleussi Eleftherias dhe 2%-4% “Dimokrates”, votuesit e së cilës vijnë kryesisht nga zona e PASOK-ut.

Sipas shumëkujt, përqindja e abstenimit mund të arrijë në 60% dhe sigurisht sa më e lartë të jetë përqindja e mospjesëmarrjes në votime, aq më e lartë do të jetë përqindja e partisë së parë, Nea Dimokratia.

Previous Story

Konflikt të Përgjithshëm me Hezbollah - Izraeli Armatos 350.000 Rezervistë

Next Story

Apokalipsi - Krishti Kryeprifti

Latest from Info