Personi i Armatosur që Tentoi të Vriste Ish Presidentin Donald Trump

/

Të shtunën u identifikua si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, thanë burimet për The Post.

Crooks, nga qyteti i Bethel Park, Pensilvani, qëlloi të paktën pesë deri në shtatë të plumba, njëri prej të cilëve goditi ish presidentin Trump në vesh, në një takim elektoral në Butler, pak jashtë Pittsburgh, sipas burimeve të forcave ligjzbatuese.

Burimet thanë se Crooks u ngjit në çatinë e një fabrike më shumë se 130 metra larg skenës në terrenin e Butler Farm Show.

Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret.

Autoritetet gjetën një pushkë sulmi gjysmë automatike të stilit AR në vendin e ngjarjes. Ai kishte veshur gjithashtu një këmishë të një kanali popullor armësh në YouTube të quajtur “Demolition Ranch”.

Bethel Park është një fshat 40 milje në jug të vendit ku u mbajt mitingu i Butler.

Sipas të dhënave të statusit të votuesve të shtetit, Crooks ishte një republikan i regjistruar.

Sulmuesi bëri një donacion të vetëm 15 dollarë për komitetin liberal të veprimit politik ActBlue, më 20 janar 2021, Dita e Inaugurimit të Biden, raporton Intercept. Aktivitet tjetër në rrjete ende nuk është gjendur.

Në kohën e dhurimit, Crooks ishte 17-vjeç. Ai u regjistrua për të votuar pasi mbushi 18 vjeç në shtator të po atij viti si anëtar i GOP, tregojnë të dhënat.

Ai gjithashtu mori një çmim prej 500 dollarësh të Nismës së Matematikës dhe Shkencës gjatë vitit të diplomimit, raportoi TribLive.

Pse Crooks qëlloi mbi kandidatin e supozuar republikan për president është e paqartë.

Të dielën herët, FBI konfirmoi zyrtarisht raportimin e Post, duke e quajtur Crooks “subjektin e përfshirë” në sulmin ndaj Trump.

Rrugët përreth shtëpisë së Crooks u bllokuan nga policia.

Një fqinj i tha The Post se pa një skuadër bombë të Qarkut Allegheny që po përgatitej të hynte në shtëpi, pak pas orës 1 të mesnatës.

“Pashë një postim me emrin e tij dhe se ai jetonte në Bethel Park, kështu që e kërkova dhe ai jeton 0,3 milje larg”, tha Dan Maloney, në lidhje me atentatorin Thomas Crooks.

“Zbrita atje dhe fola me skuadrën e qitësve të rajonit në orën 1:06 të mëngjesit. Ata thanë se ishin gati të hynin në shtëpi.

Unë nuk e njihja djalin. Askush në fakt në këtë lagje nuk flet realisht me njëri-tjetrin.

Është një tragjedi. Një person ka ndërruar jetë, një tjetër ndodhet në spital. Ai qëllon një ish presidenti dhe ndoshta presidentim e ardhshëm.”

Një ish nxënës shumë i mirë i matematikës në lice, një i ri pa rrjete sociale, pa shoqëri mesa duket, tejet i fshehur dhe i kamufluar, aspak i ekspozuar, gjuajtës shumë i mirë me armë, nëse e konsiderojmë amator, që mesa duket nuk është. Ende një mister ky person, por që më shumë të dhëna do të dalin në dritë.

A kishte ndihmës? Edhe kjo është një petje ende pa përgjigje.

Previous Story

Konfirmim mast.al: Snajper Tentoi të Vriste D. Trump me Një Gjuajtje nga 125m! – Dy të Vdekur, Një i Plagosur (video)

Next Story

Milimetrat që Ndryshojnë "Rrjedhën e Historisë" - Shikoni Momentin e Ekzekutimit të Atentatorit (video)

Latest from Info