Trump: “Do të Krijoj Task-Forcën e Parë Federale për të Luftuar Propagandën Antikristiane”!

/

Shpallja e përmasave historike nga kandidati për president amerikan: “Do të ndërpres të gjitha financimet për shkollat ​​që promovojnë ideologjinë transgjinore”!

Kandidati për president të SHBA-së Donald Trump, bëri një njoftim historik gjatë fjalimit të tij të fushatës në West Palm Beach.

Siç tha kandidati presidencial i SHBA-së, ai do të krijojë një agjenci të posaçme federale për të monitoruar dhe luftuar të gjithë propagandën dhe praktikat antikristiane në SHBA.

“Do të krijoj një agjenci të re federale për të luftuar paragjykimet dhe propagandën antikristiane dhe misioni i saj do të jetë të hetojë të gjitha format e diskriminimit, ngacmimit dhe persekutimit të paligjshëm kundër të krishterëve në Amerikë.”

Kjo është hera e parë që në nivel zyrtar Kristianofobia vihet nën mikroskopin e autoriteteve në SHBA dhe në mbarë botën.

Natyrisht, me këtë njoftim Donald Trump bëhet edhe një herë shënjestër, pasi platformat kryesore të propagandës antikristiane janë televizioni dhe veçanërisht segmenti i tij i lajmeve, si dhe Hollywood dhe industria e muzikës.

Në të njëjtën kohë Trump njoftoi se nga dita e parë në Shtëpinë e Bardhë do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sipas të cilit të gjitha fondet federale do t’i ndërpriten çdo shkolle që promovon teori transgjinore, racore apo çdo praktikë tjetër të papërshtatshme seksuale, si dhe asnjë cent në asnjë shkollë që imponon vaksinimin apo përdorimin e detyruar të maskës.

Previous Story

Po Këtë e Patë? - Skuandra Olimpike e Refugjatëve Prezent Sërish! - Rusia Ndalohet!

Next Story

Kremlini i Bën “Troll” Macron-it për Transvestitë, Kalorësin e Apokalipsit e Kështu me Radhë: “Çdo Francez që Kërkon Azil në Rusi, do ta Pranojmë”!

Latest from Info