Presidenti rus i përgjigjet vendosjes së raketave të NATO-s në Gjermani.
Rusia do të zhvillojë armë të reja sulmuese në përgjigje të vendosjes së planifikuar të raketave amerikane me rreze të gjatë dhe hipersonike në Gjermani, tha të dielën presidenti rus Vladimir Putin.
Duke folur gjatë një parade të madhe detare në Shën Petersburg, Putin premtoi “kundërmasa”, pasi SHBA njoftoi në fillim të këtij muaji se do të fillonte vendosjen e armëve, për të riafirmuar angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe mbrojtjes europiane, pas operacionit të Moskës në Ukrainë, në shkurt 2022.
“Nëse SHBA zbaton plane të tilla, ne do ta konsiderojmë veten të përjashtuar nga moratoriumi i njëanshëm, i vendosur më parë për zhvillimin e armëve të goditjes me rreze të mesme dhe më të shkurtër veprimi, duke përfshirë rritjen e aftësisë së forcave tona bregdetare detare”, tha fillimisht Putin.
Ai shtoi se zhvillimi i sistemeve të përshtatshme nga Moska është “në fazën e tij përfundimtare”.
Si Uashingtoni ashtu edhe Moska kanë sinjalizuar në javët e fundit gatishmërinë e tyre për të vendosur armë me bazë tokësore me rreze të mesme veprimi, të ndaluara për dekada sipas traktatit SHBA – Bashkimi Sovjetik, në vitin 1987, SHBA u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2019, duke akuzuar Moskën për kryerjen e testeve raketore që e shkelnin atë.