Ekzistojnë disa troparë që shfaqen në mënyrë të përsëritur, nga princesha dhe princë që japin puthjen e dashurisë së vërtetë, deri tek magjistaret e këqija që japin mallkime dhe katara. Por karakteristika e përbashkët e përrallave është fraza me të cilën fillojnë.
Fjalët “na ishte njëherë”, apo “njëherë e një kohë” përbëjnë frazën bazë të fillimit që kalon në të gjitha gjuhët e botës. Kjo shprehje haset në të gjitha gjuhët e botës: përrallat filandeze fillojnë me “olipa kerran” (literalisht “dikur na ishte”), ndërsa në afrikanët gjendet shprehja “eendag lang, lang gelede” (“një ditë, shumë, shumë më parë”). Përse vallë përrallat kaq shpesh fillojnë me “na ishte njëherë”?
Shprehja “na ishte njëherë” nuk kërcente thjesht në libra me përralla tërësisht në formë skematike. Një shprehje e ngjashme shfaqet në “The Liflade ant te Passiun of Seinte Juliene” (Jeta dhe Pasionet e Shën Xhulianës), shkruar rreth vitit 1225. Edhe pre pararendin dy paragrafë të shkurtër si parathënie, historia fillon realisht me “Wes i thon”, domethënë “në atë kohë, siç thotë legjenda”.
Fraza bëhet më familjare gjatë shekullit të 14të. Si në një poezi të vendosur gjatë mbretërimit të Karlit të Madh në Francë dhe botuar rreth vitit 1380. Apo në “The Knight’s Tale”, apo edhe në “The Canterbury Tales” të Geoffrey Chaucer.
Fjalët zinin gjithnjë e më shumë vendin e tyre të krijuar tashmë në fillimet e përrallave / tregimeve gjatë viteve 1500. Për shembull, “The Countess of Pembroke’s Ivychurch” (Kontesha e Ivychurch-it të Pembroke) (1591) e Abraham Fraunce-it, fillon me “një herë e një kohë kur Nimfat dhe pastorët donin të ishin të drejtë”. Nga fundi i shekullit, thënia ishte mjaft e popullarizuar për t’u satirizuar, me dramën satirike të George Peele të vitit 1595, “The Old Wives’ Tale”, ku përfshiheshin vargjet: “Dikur na ishte njëMbret, apo një Zotëri, apo një Dukë që kishte një vajzë të bukur, më e bukura, e cila ishte e bardhë si bora dhe e kuqe si gjaku”.
Fakti që pothuajse të gjitha gjuhët kanë një frazë standarde fillestare për përrallat nuk është thjesht rastësi, pasi në fakt i shërben një qëllimi të dobishëm. Autorja Maria Konnikova thekson se ky mjedis i largët dhe periudha kohore krijon një “largësi dhe paqartësi”, që ofron “një ftesë për imagjinatën për të marrë gjërat e jetës reale dhe për të bërë me to atë që dëshirojnë”.
Fillimi i përrallave me “na ishte njëherë” u vendos më tej nga përkthimet e para në anglisht të përrallave të famshme nga Europa kontinentale. Por ka disa gjuhë që fillojnë historitë me diçka krejtësisht të ndryshme nga “dikur”. Përrallat polake zakonisht fillojnë me “përtej shtatë maleve, përtej shtatë pyjeve”, ndërsa përrallat popullore koreane fillojnë me “kur tigrat pinin duhan”.
Autori Anthony Madrid jep një arsye shumë më praktike pse përrallat nuk vendosen në të tashmen: “Do ta lije rrëfimtarin të pambrojtur kundrejt ndërprerjesh në histori”. Një mjedis bashkëkohor mund të çonte në pyetje se, cilët janë realisht personazhet në tregim, por shprehja “na ishte njëherë” shmang çdo pikëpyetje dhe dyshim.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye pse autori beson se fraza u bë standart. Fillimi i përrallave me një sekuencë standarde fjalësh i lejon njerëzit të kuptojnë menjëherë se çfarë lloj historie do të dëgjojnë. Ai e krahason atë me informacionin e përcjellë në sekondat e para të shikimit të një filmi vizatimor: “Fakti që është një film vizatimor do të thotë që pothuajse çdo trishtim i të rriturve do të përjashtohet. Në vend të kësaj, prezantimi do të jetë i orientuar drejt kënaqësisë”. Shprehja “na ishte njëherë” i shërben të njëjtit qëllim, duke u bërë të ditur lexuesve dhe dëgjuesve menjëherë se historia do të ketë një kthesë fantastike dhe (mesa duket) një fund të lumtur.