Komandanti i organizatës shiite është plagosur.
Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në periferitë jugore të Bejrutit, pas një sulmi izraelit.
Objektivi ishte një zyrtar i lartë i Hezbollahut në zonë, i cili thuhet se ka koordinuar sulmin në malësinë e Golanit, disa ditë më parë.
Deri më tani është shënuar një vdekje, ndërsa komandanti i Hezbollahut është plagosur.
Agjencia kombëtare e lajmeve e Libanit raportoi se sulmi izraelit kishte në shënjestër zonën ku është vendosur Këshilli Shura i Hezbollahut (ekuivalent me byronë politike), në lagjen Haret Harit.
Qyteti ka qenë në gatishmëri të lartë ditët e fundit, në pritje të hakmarrjes izraelite për sulmin në Malësitë e pushtuara të Golanit, ku u vranë 12 fëmijë dhe të rinj.
Izraeli dhe SHBA-të fajësojnë për këtë sulm Hezbollahun, i cili megjithatë mohon çdo përgjegjësi.
Sipas tre zyrtarëve të lartë të sigurisë, objektivi ishte Muhsin Shukr, i njohur gjithashtu si Fuad Shukr, kreu i krahut operacional të Hezbollahut.
SHBA-të e ka shpallur Fouad Soukr në kërkim, që prej vitit 2015.