Starmer mobilizon forca të rënda të sigurisë së brendshme për të mbajtur nën kontroll qytetarët e zemëruar britanikë.
Kryeministri britanik thotë se “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’i sjellë përpara drejtësisë këta të pamend”.
Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi mobilizimin e një “ushtrie të përhershme” policore për të shuar çdo protestë dhe trazira të mëtejshme kundër migracionit masiv.
Keir Starmer është zotuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që duhet për të sjellë para drejtësisë protestuesit pas trazirave të vazhdueshme në pjesë të ndryshme të vendit.
Me pak fjalë, kryeministri laburist vendos të instalojë një formë diktature për shtetasit e tij, të cilët ngrihen dhe reagojnë kundër migracionit të paligjshëm, si dhe kundër pasigurisë së jetës së tyre dhe të fëmijëve të tyre, për shkak të këtij migracioni, teksa janë me dhjetra viktimat britanike, të vrara nga migrantë të paligjshëm dhe janë me qindra mijëra aktet e paligjshme të kryera nga migrantët mbi jetën dhe pronën private të britanikëve, por edhe ndaj pronës së përbashkët që investohet dhe mirëmbahet nga taksat e britanikëve.
Ç’është kjo qeveri që nuk shikon thelbin e problemit, por përpiqet të mbysë protestat e shtetasve të saj, por kurrsesi nuk ka vullnetin të ndalë të paligjshmit që kanë zaptuar vendin? Drejtues shteti janë këta, apo dorëzues?!