Ceremonia e Mbylljes Një Apoteozë për Luçiferin!

/

Në ceremoninë e zezë të mbylljes së Olimpiadës do të ndjekim një apoteozë për Luciferin!

Posteri lajmëron rënien e Luciferit. Ardhja e Antikrishtit?

“Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet?”(Isaia kap. 14.12)

Apoteoza për Luçiferin në ceremoninë e mbylljes, subjekti i saj, të paktën këtë na sugjeron dhe tregon posteri i publikuar. Do të jetë një tjetër ekstravagancë satanike nga drejtori artistik i vetëshpallur satanist Thomas Jolly, i cili në një shfaqje teatrale nuk nguroi të Kryqëzohej si Xhoker, që do të thotë nuk e ka aspak problem të tallet me Zotin Krisht dhe të jetë pre e Satanit.

Organizatorët pasi pranuan edhe urimet nga Kisha e Satanit në SHBA për Ceremoninë e Hapjes, po kthehen edhe më hakmarrës ndaj krishtërimit në Ceremoninë e Mbylljes, duke bërë një ceremoni një festë të errësirës.

Një numër vendesh do të bojkotojnë Ceremoninë e Mbylljes!

Shfaqja përfundimtare e një personazhi të ndritshëm, të identifikuar si Luçifer, në një mjedis nate, përforcon këtë mesazh shqetësues. Promocioni video shkon edhe më tej, me kërcimtarët rreth një dielli të zi, figura të zeza, në një sfond të errët.

Një numër vendesh do të bojkotojnë ceremoninë e mbylljes: 1. Arabie Saoudite; 2. Iran; 3. Afganistan; 4. Pakistan; 5. Malaisie; 6. Indonézi; 7. Egjipt; 8. Turqi; 9. Siri; 10. Irak!

    Dhe këto vende nuk kanë vendosur apo konfirmuar ende pjesëmarrjen e tyre: 1. Ukrainë; 2. Algjeri; 3.Katar; 4. Marok; 5. Tunizi; 6. Libi; 7. Bangladesh; 8. Soudan; 9. Jemen; 10. Somali; 11. Nigeri; 12. Mali; 13. Çad; 14. Niger; 15. Liban;

    Lindja islame po mbron vlerat e krishtera?

    Mesa duket, po! Sepse e para, është kundër përsa i përket satanizmit dhe e dyta sepse, ata thonë se janë të prekur nga Parodia e Krishtit me Darkën e Fundit, që për Islamin është një profet. Për Perëndimin ai është Zot, apo nuk është?!

    Por a do ta mbështesë Perëndimi plotësisht Satanolimpiadën dhe shtrembërimin e Shpirtit Olimpik?

    Ky është Rendi i Ri Shpirtëror Botëror në këtë kohë, i cili është kritik dhe ka penetruar kudo, në çdo fushë të jetës private dhe kolektive. Europa po bën një përuëtje të turpshme përpara Rendit të Ri, duke iu dorëzuar forcave të errëta.

    Ky poster dhe këto ceremoni shënuan rekordin e rrëshqitjes dhe rrënimit përfundimtar intelektual, kulturor dhe shpirtëror të Perëndimit!

    Previous Story

    Ushtarë Izraelitë në Gaza Mbajnë në Duar Flamur me Tempullin e Tretë!

    Next Story

    Medalja Olimpike e Parisit Filloi të Ndryshet, Një Javë Pasi iu Dha Fiutuesit!

    Latest from Info