Të gjithë qytetarët që ndodheshin në vendngjarje janë evakuuar në mënyrë të sigurtë.
Autoritetet ruse evakuuan qendrën tregtare Oceania në perëndim të Moskës, të mërkurën mbrëma.
Rreth 800 persona janë evakuuar dhe nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.
Sipas informacioneve të para nga mediat ruse, sistemi i zjarrfikësave të godinës është aktivizuar për shkak të një qarku të shkurtër të panelit elektrik në parking.
Në këtë moment po ndërmerren të gjitha masat parandaluese për sigurinë e qytetarëve.