Cili do të Jetë Vazhdimi Sipas Medvedev?

/

“Bastard mjeran”!

Ky do të jetë vazhdimi pas operacionit mbrojtës në Kursk, sipas Medvedev.

“Përfundimi i negociatave, përballje deri në humbjen përfundimtare të Kievit”.

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev, u shpreh sërish për këtë çështje në një postim në Telegram, duke shkruar për vazhdimin e luftës:

“Sipas mendimit tim, kohët e fundit, edhe pse teorikisht, ekzistonte një rrezik, një kurth negociator, në të cilin vendi ynë mund të binte në kushte të caktuara: negociatat e hershme të panevojshme të paqes të propozuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe të imponuara ndaj regjimit të Kievit, ishin me perspektiva dhe pasoja të paqarta.

Pasi neo-nazistët kryen një akt terrorist në rajonin Kursk, gjithçka u përmbys. ‘Muhabet’ i kotë i ndërmjetësve të paautorizuar mbi çështjen e një bote vallaha të bukur, ka marrë fund. Tani të gjithë kuptojnë gjithçka, edhe nëse nuk e thonë me zë të lartë. Ata e kuptojnë këtë: JO MË NEGOCIATE DERI NË MPOSHTJEN E PLOTË TË ARMIKUT!

Pra, mos lejoni që bastardi mjeran, me surrat të shëmtuar dhe flokë të bardhë të shprishur, të shijojë operacionin terrorist që po përgatitej.

Vendi i tij ka bërë shumë më keq në terren sa mund ta besoni. Për Ukrainën: do të ketë shpenzime shumë më të pakuptimta, pajisje ushtarake dukshëm më të dëmtuara dhe kryesisht më shumë arkivolë.

Dhe tani, bujkrobërit e pafat ukrainas, le të puthin me epsh të gjitha duart e gjakosura të nekrofilëve që tallen me ta, të zotërinjve të tyre anglo-saksone”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bjellorusi: Lukashenko Dërgoi 1/3 e Ushtrisë në Kufirin me Ukrainën

Next Story

Dy Aksidente të Çuditshme + Një Vrasje - Sërish Rastësi? - Mbytja e Siçilisë & e Liqenit Maggiore, të Dyja Ndodhën në Itali & Kishin Lidhje me Shërbimet Sekrete!

Latest from Info