Dy Aksidente të Çuditshme + Një Vrasje – Sërish Rastësi? – Mbytja e Siçilisë & e Liqenit Maggiore, të Dyja Ndodhën në Itali & Kishin Lidhje me Shërbimet Sekrete!

/

Shumë rastësi na u “mblodh” në dy aksidente, shumë të çuditshme në Itali.

Mbytja e anijes në Siçili që mori jetën e miliarderit britanik Mike Lynch dhe kryetarit të Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, erdhi vetëm një vit pasi një varkë po aq e çuditshme u fundos në liqenin Maggiore, gjithashtu në Itali, që mori jetën e katër personave.

E përbashkëta e dy mbytjeve të lundrimit ishte se, të dy ishin të përfshirë në histori spiunazhi.

Siç zbulohet tashmë nga media ndërkombëtare, vdekja e maniatit britanik të teknologjisë Mike Lynch në detet e stuhishme në Siçili bëhet automatikisht “e çuditshme” nga fakti se, dy ditë më parë, partneri i tij Stephen Chamberlain u plagos për vdekje në një aksident trafiku teksa ishte duke vrapuar!

Megjithatë, intrigës i shtohen lidhjet e partnerëve të biznesit me botën e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

***

Kujdes: Po i referohemi lidhjeve me spiunazhin.

Leeds bashkëthemeloi Darktrace me ish zyrtarë të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2013.

Në thelb, igjithë Bordi i Drejtorëve të kompanisë ishin ish agjentë të rangut të lartë të shërbimeve inteligjente dhe shërbimeve sekrete.

Tani do të duhet të kujtohet ajo që kishte ndodhur në mbytjen e anijes së vitit të kaluar, në liqenin Maggiore, sërish në Itali.

Kështu, në maj 2023, një varkë turistike u përmbys në liqenin Maggiore në Italinë e veriut për shkak të një tornadoje të papritur (vini re se varka e Mike Lynch, në Siçili, supozohet se u përmbys nga një turbinë uji).

Siç raportonte në atë kohë gazeta gjermane Die Presse, anija ishte një vend takimi për agjentët e shërbimit sekret.

Historitë e publikuara nga mediat italiane për aksidentin tingëllojnë si film thriler agjentësh: Në televizionin RAI të Italisë rasti trajtohet si “007 wreck mission”, “007 wreck”, apo “festa e agjentëve sekretë” me një fund të keq.

Nga 21 pasagjerët e shpëtuar, tetë kishin lidhje me shërbimet sekrete italiane, si aktivë apo ish operativë, ndërsa trembëdhjetë të tjerët kishin lidhje përkatëse me shërbimet sekrete izraelite!

Ndërkohë, nga Izraeli dy avionë komercialë po zbarkonin me nxitim në Milano për të marrë sa më parë të mbijetuarit izraelitë të mbytjes së liqenit.

Viktimat e aksidentit ishin italianët Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tiziana Barnobi, 53 vjeç dhe 50-vjeçarja izraelite Anya Bozkova.

I vdekuri i katërt ishte pra, edhe 50-vjeçarja ruse Anya Bozkova, gruaja dhe partnerja e kapitenit.

Së bashku ata kishin themeluar kompaninë “Love Lake” e cila organizon minilundrime në liqen me anijen Gooduria, të regjistruar në Amsterdam.

Anija e vogël udhëtoi për në ishujt Borromeo, atraksione të liqenit të famshëm. Bëri një ndalesë për drekë në ishullin e Psarës. Mbrëmjen e së dielës 29 maj, në kthim u përmbys nga një stuhi e fortë.

Pyetja pa përgjigje është se çfarë bënin në të vërtetë ata në kuvertën e saj?

Publikimet në shtypin italian pretendojnë se grupi ishte takuar në liqenin Maggiore për arsye pune, “për të shkëmbyer informacione dhe dokumenta” dhe se ishin në atë zonë për disa ditë “duke treguar” se po bënin turizëm, ndërsa për izraelitët pjesëmarrja në minilundrim ishte për shkak se ata dyshohet se humbën fluturimet e tyre për në Izrael.

Një teori që fiton terren, sipas Corriere della Sera, është se agjentët ishin në liqenin Maggiore për të spiunuar oligarkët rusë, të cilët thuhet se kanë blerë vila dhe hotele në zonë kohët e fundit, duke anashkaluar sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë, për ndërhyrjen e saj në Ukrainë, si dhe për derdhje parash në Itali nga llogaritë bankare zvicerane.

Një tjetër teori është se agjentët izraelitë monitoronin kontaktet midis kompanive iraniane dhe atyre italiane me bazë në zonën industriale të Lombardisë.

Një fakt një interesim i veçantë në raportet italiane ka të bëjë me faktin se në hotelet e zonës, nuk janë gjetur rezervime në emrat e viktimave dhe as të të mbijetuarve. Pse?

***

Në të vërtetë, këto dy mbytje janë të çuditshme dhe dyshimta. Askush nuk mund të pretendojë asgjë, pasi asgjë nuk është shfaqur zyrtarisht.

Por askush nuk mund të anashkalojë pikat e kryqëzimit dhe të ngjashmërive mes dy historive tragjike.

Dy mbytjet shkaktohen njëra nga një tornado dhe tjetra nga një turbinë uji, rezultojnë fatale, pa asnjë mundësi shpërtimi, si dhe personat në bord kishin lidhje me shërbimit sekrete.

Nuk mund të anashkalohet as fakti që të dy mbytjet kanë ndodhur në Itali.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Cili do të Jetë Vazhdimi Sipas Medvedev?

Next Story

Lirimi i Kriminelëve nga Burgjet për të Strehuar Njerëzit që Kundërshtojnë Imigrimin e Paligjshëm

Latest from Info