Macron i ka “përfunduar”: Ai po gjuan të gjitha platformat e pavarura të informacionit.
Një tjetër pronar i pavarur, i platformës së lajmeve, CEO i Rumble, Chris Pavlovsky njoftoi se është arratisur nga Franca, disa orë pas arrestimit të pronarit të Telegram, Pavel Durov. Siç shpjegoi ai vetë, arrestimi i Durov për shkak se nuk pranoi të censuronte fjalën e lirë ishte vija “e kuqe” edhe për atë vetë, ndaj për këtë arsye vendosi të largohej nga vendi, pasi po merrte kërcënime nga autoritetet e Macron.
Pavlovsky tha më konkretisht:
“Jam pak vonë për këtë, por për arsye të mirë.
Sapo u largova i sigurtë nga Europa.
Franca kërcënoi Rumble dhe tani ata kanë kaluar vijën e kuqe duke arrestuar CEO-n e Telegram, Pavel Durov për moscensurimin të fjalës së lirë.
Rumble nuk do ta mbështesë këtë sjellje dhe do të përdorë çdo mjet ligjor për të luftuar për lirinë e shprehjes, një e drejtë universale e njeriut.
Aktualisht po luftojmë në gjykatat franceze dhe shpresojmë për lirimin e menjëhershëm të Pavel Durov”.
Herë pas here kishte marrë kërcënime edhe Elon Musk.
Më i fundit ishte më 12 gusht kur komisionerja i BE-së Thierry Breton e kërcënoi me sanksione, nëse nuk anulonte intervistën e Donald Trump në X.
Musk më pas iu përgjigj Bretonit në një mënyrë të përshtatshme, me një skenë nga filmi Tropic Thunder.