Asnjë Garanci për Fjalën e Lirë në USA

/

Kandidati demokrat për zëvendëspresident Tim Walz: “Nuk do të ketë asnjë garanci për lirinë e shprehjes”.

Demokratët nuk i fshehin planet e tyre për krijimin e një junteje nën petkun e demokracisë.

Në një deklaratë që ka bërë bujë në SHBA, Tim Walz, kandidati për zv.president i demokratëve, ka bërë një deklaratë në bazë të së cilës planifikojnë të heqin lirinë e fjalës, pra funksionin më elementar demokratik.

Në fakt, pa liri të fjalës nuk ka demokraci, pa këtë, nocioni “demokraci” bie.

Liria e fjalës është po aq e rëndësishme sa edhe zgjedhjet e lira.

Siç tha edhe vetë ai, nëse zgjidhemi “nuk do të ketë garanci për shprehjen e lirë”, duke përmendur “dezinformimin” dhe fjalën “agresive” që fsheh “urrejtje”, këtëpërdori si justifikim.

Natyrisht ai nuk tha që kush do të jetë gjykatësi kur ka “dezinformim” dhe “urrejtje” në shprehje. Do të jetë shteti?

Kush do t’i pengojë ata në të ardhmen të gjykojnë dikë që i kritikon publikisht dhe të cilin do e cilësojnë si folës të “urrejtjes”? Askush!

Një demokrati majtist çdo gjykim i një republikani të djathtë do i duket deinformim. Kush do e ndajë fjalën kundërshtuese nëse është urrejtje dhe dezinformim, apo pozicionim, përzgjedhje, mendim alternativ apo gjykim ndryshe?!

Demokratët dhe sistemi totalitar ndërkombëtar që fshihet pas tyre duan të krijojnë një juntë të vërtetë, procesin e së cilës e kanë nisur prej vitesh dhe qëllimi i tyre real është që të mashtrojnë turmën sa më shumë, derisa të arrijnë qëllimin e ytre dhe situata të jetë pa kthim.

Domethënë, kur populli të kuptojë se çfarë do të ketë ndodhur, do të jetë tepër vonë për të reaguar, në çfarëdo mënyre.

Dëgjojeni kandidatin në ligjëratë të drejtë çfarë thotë!

Previous Story

"Stuhi" Raketash Ruse Përfshin Ukrainën në Sulmin më të Madh Ajror që nga Fillimi i Luftës

Next Story

Ministri Izraelit: "Në Xhaminë Al-Aqsa do të Ndërtojmë Tempullin e Tretë"!

Latest from Info