Zelenski Imitoi Aksionin e bin Landen mbi Kullat Binjake (video)

/

Zelenski në gjurmët e Osama bin Ladenin, u përpoq të rrëzonte një kullë me dron, që në thelb është një akt terrorist.

Por për faktin që dy vendet janë në luftë zyrtare, nuk po diskuton më askush për akte terroriste, as dy shtetet në luftë, as edhe komuniteti ndërkombëtar (aleat i njërës palë).

Një kompleks banimi pësoi disa dëmtime, në qytetin rus Saratov, si pasojë e një sulmi me UAV.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej viktimave ndodhet në gjendje të rëndë, 40-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit.

Zelenski mendoi të bënte diçka bombastike, në një ditë që Ukrainën, rusët e kanë shndërruar në ferr, nga bombardimet me raketa, në afro 20 qytete, në pika dhe godina strategjike.

Komandanti Roman Busargin bëri një deklaratë:

“Herët në mëngjes, sistemet e mbrojtjes ajrore eliminuan disa UAV. Nga ngjarjet ka mbetje nga goditjet e ndërtesave të banimit në Saratov dhe Engels.”

Çfarë dihet tjetër për sulmin masiv me dron në territoret ruse deri më tani:

-Banorët e një ndërtese shumëkatëshe në sheshin Predmostovaya në Saratov do të akomodohen në një hotel, tha kryebashkiaku i qytetit Lada Mokrousova.

-Si pasojë e sulmit me UAV, një ndërtesë shumëkatëshe në Engels u dëmtua, nuk pati viktima, tha Guvernatori Busargin.

-U vendosën kufizime të përkohshme në pritjen dhe nisjen e avionëve në aeroportin e Saratovit pas një sulmi me UAV në zonë.

-Në total, 20 UAV ukrainas u shkatërruan gjatë natës, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. 9 UAV u rrëzuan mbi rajonin Saratov, 3 mbi rajonin Kursk, 2 mbi rajonet Belgorod, Bryansk, Tula, nga një mbi rajonet Oryol dhe Ryazan.

UPD: Kufizimet operative në aeroportin e Saratov janë hequr dhe fluturimet kanë nisur sërish.

Previous Story

Ministri Izraelit: "Në Xhaminë Al-Aqsa do të Ndërtojmë Tempullin e Tretë"!

Next Story

A Vret Perëndia?

Latest from Info