A Vret Perëndia?

/

Ka shumë që besojnë se Zoti është autoritar dhe mizor, të cilët besojnë se motivet e Tij janë të pakuptueshme dhe shpesh irracionale.

Shumë prej tyre kanë në subkoshiencën e tyre një imazh të ngjashëm me perënditë e lashta, që vepronin në bazë të dobësive personale, pasioneve apo edhe paranojës. Pra, sa herë që ndodh diçka, shumica e bashkëqytetarëve tanë kthehen kundër Zotit, sikur Ai të ketë sjellë shkatërrim, dhimbje, vdekje.

Këtu lind pyetja: “A vret Zoti?”

A vret Zoti?

Para së gjithash, kjo është një mënyrë mjaft e thjeshtuar e shtrimit të pyetjes dhe mbart një rrezik teologjik: pyetjet e thjeshta priren të gjenerojnë përgjigje të thjeshta, të cilat rrjedhimisht priren të jenë përgjigje të gabuara, për shkak të ngushtësisë së fushës së tyre.

Pyetjes nuk mund t’i përgjigjemi vazhdimisht në terma të Biblës dhe karakterit të Perëndisë, thjesht duke thënë: “Po Zoti vret”.

Në fakt nuk ka një përgjigje të qartë, sepse në kontekstin e pranimit të përgjithshëm se Zoti është mizor dhe autoritar, duke pranuar thjesht se Zoti vret, nuk arrijmë të kuptojmë karakterin e Zotit dhe motivimin e veprimeve të Tij.

Një përgjigje e shkurtër është se ndërsa Zoti ka marrë jetë në disa raste, nga ana tjetër, kurrsesi Zoti nuk është burimi kryesor i vdekjes dhe as nuk ka vrarë ndonjëherë ndonjë jetë, në një veprim në kundërshtim me dashurinë e Tij të përsosur.

“Referenca” e jetës!

Teksa lexojmë Biblën e Shenjtë ndeshemi me ngjarje ku Zoti “i jep fund” jetëve njerëzore në rrjedhën e historisë. Ka incidente si përmbytja, Sodoma, Ananias dhe Safira.

Prandaj dikush mund të argumentojë se nëse Dhjetë Urdhërimet janë shprehje e karakterit të Zotit, atëherë Zoti nuk mund të marrë asnjë jetë siç thotë urdhërimi i shtatë “Mos vrisni”. Nëse Zoti ka marrë jetë, kjo do të thotë se Ai po shkel ligjin e Tij.

Por në tekstin origjinal urdhërimi i shtatë thotë “Mos vrisni”. Kuptimi i fjalës është i ndryshëm, ajo ndalon aktin e padrejtë të marrjes së jetës për çdo interes të caktuar.

Çdo vrasje mund të jetë një akt që merr jetë, por çdo veprim që merr jetë nuk është vrasje. Për shembull, nëse dikush vret një kriminel ndërsa jeni në mbrojtje, ju nuk konsideroheni vrasës.

Megjithëse Bibla thotë qartë se Perëndia ka marrë jetë njerëzish në incidente specifike, por termi “vrasje” nuk i përshtatet asnjë prej veprimeve të Tij.

Për më tepër, është logjikisht e pamundur ta konsiderosh Dhënësin e jetës si “vrasës”. Duke qenë se Zoti krijues ka një marrëdhënie të veçantë me krijimin e Tij, edhe pse Ai ka autoritet mbi çdo lloj jete.

Ai është shkaku i ekzistencës sonë dhe ne jetojmë thjesht, sepse Ai na siguron jetën. Ideja se Zoti mund të jetë një vrasës është logjikisht kontradiktore për shkak të faktit se, jetët tona përfundimisht i përkasin Atij.

Vdekja – rezultat i mëkatit

E gjithë vdekja është rezultat i mëkatit dhe është e huaj për vullnetin e Perëndisë. Nëse mëkati nuk do të kishte hyrë në botën tonë, realiteti i tmerrshëm i vdekjes nuk do të kishte ekzistuar kurrë.

Kështu, çdo vdekje është rezultat i zgjedhjeve tona njerëzore (dikush përdor drogë, dikush nget me shpejtësi automjetin, dikush digjet në një zjarr etj.) dhe jo diçka që Zoti dëshiron, nuk është rasti kur Zoti e sheh të arsyeshme të ndërhyjë dhe të marrë jetë.

Apostull Pali shkruan qartë “…paga e mëkatit është vdekja” (Romakëve 6:23). Brenda këtij kuadri Ai që është jeta, drita dhe dashuria ndonjëherë e gjen të nevojshme të ndërhyjë për të kufizuar përhapjen e së keqes.

Ka raste kur kërkohet t’i japim fund jetëve për të mirën tonë përfundimtare dhe më të madhe, ndonjëherë thjesht duke e lejuar Djallin (të cilin e kemi zgjedhur si zotërues të jetës sonë) të bëjë punën e tij shkatërruese, ndonjëherë kur bëhemi viktimë e pasojave të zgjedhjet tona mëkatare dhe herë të tjera duke marrë vetë një rol udhëheqës.

Pika më e rëndësishme për të kuptuar në këtë çështje është se Zoti është dashuri dhe nëpërmjet dashurisë së Tij, Ai është krejtësisht i drejtë dhe i mëshirshëm në të gjitha marrëdhëniet e Tij.

Në çdo rast që Zoti i mori jetën dikujt, ai e bëri këtë duke pasur parasysh më të mirën për të gjithë ne edhe për “viktimën”.

Previous Story

Zelenski Imitoi Aksionin e bin Landen mbi Kullat Binjake (video)

Next Story

Iran 1953: Anglo-Amerikanët Komploton me Islamistët për të Përmbysur Demokracinë

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e