Po tallen me ne! E kuptoni?
Cila demokraci?
Transparenca, zgjedhja alternative, neutraliteti dhe pavarësia e informacionit është kushti i domosdoshëm për demokracinë.
Arrestimi i Durov (CEO i platformës Telegram) është burgosje e lirisë së fjalës, shprehjes, shtypit dhe komunikimit të çdokujt.
Më 24 gusht 2024, Pavel Durov, krijuesi i rrjetit social Telegram, u arrestua në Paris në aeroportin Le Bourget.
Sipas deklaratave të para zyrtare, Pavel Durov do t’i nënshtrohet paraburgimit, nga frika e arratisjes.
Akuzat janë veçanërisht të rëndësishme.
Durov akuzohet për bashkëpunim të mundshëm në krime të panumërta (terrorizëm, drogë, mashtrim, pastrim parash, fshehje, pedofili, etj.), pasi nuk ofronte sisteme ndërhyrjeje, për të moderuar shkëmbimet në platformën e tij dhe pasi refuzoi të bashkëpunonte me Autoritetet europiane.
Kjo është akuza ndoshta (baza ligjore ende nuk është zbuluar) e arrestimit të parë të jashtëzakonshëm, sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, Rregullores Europiane të Censurës, e cila u miratua në vitin 2022 dhe hyri në fuqi në shkurt të këtij viti.
Veç kësaj, vetëm pak ditë më parë, kërcënimet, aspak të kamufluara, shkuan nga komisionerja europiane Thierry Breton për Elon Musk, fajtor edhe ai në këtë rast, për bashkëpunim të mundshëm në krime të ndryshme dhe për ushtrim “të dhunës, urrejtjes dhe racizmit”, duke patur dhe lejuar një rrjet të relaksuar në “mesataren” e përmbajtjes në platformën X.
Pavarësisht se Durov është rus, Telegrami e ka selinë në Dubai, pikërisht për të shmangur ndërhyrjen e qeverisë, duke lejuar liri më të madhe komunikimi.
Të dashur përparimtarë perëndimorë, liberalë, luftëtarë të palodhur për demokraci e liri, mund të na thoni:
a) A nuk ka censurë në Europë dhe Perëndim? Po apo jo?
b) A është e nevojshme të mbrohen vlerat perëndimore me armë nga “perandoritë e tmerrshme” të Lindjes? Po apo jo?
c) Kemi përparësia tonën mbrojtjen e të drejtave të njeriut (siç shkruhet në nenin 19 DNJ: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes (…) për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çdo mjet dhe pavarësisht nga kufiri”)? Po apo jo?
Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, deklaron se qëllimi i operacionit, i kryer me “udhëzimet e të tjerëve” (SHBA), është “marrja e fjalëkalimeve” në bisedat e shërbimit të mesazheve.
Vjacheslav Volodin, kryetari i Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus, ka gjithashtu shpjegimin e tij, për atë se, kush e ka nisur hetimin.
“Pas arrestimit të Durov – thotë ai – qëndron Uashingtoni. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, është e rëndësishme që Biden të marrë kontrollin e Telegram”.
Pas rasteve të Assange, Snowden dhe Manning që luajtën një rol shumë të rëndësishëm në demokracitë tona dhe që gjithsesi u kushtuan atyre kufizimin e lirisë, ngarkuar me akuza që barazojnë gazetarinë e lirë me një akt spiunazhi, tani ishte radha e Durov, që i ofronte dhe ofron publikut një mjet / rrjet social ndërkombëtar, që nuk bën censurë dhe është i lirë në përmbajtje. Ndaj, i takon atij, që t’i nënshtrohet masave represive të cënuesve të lirisë së fjalës, që janë vetë qeveritë që na drejtojnë.
Mes këtyre platformave që krijuan për të na kontrolluan një pjesë, si ne, e përdorën për t’u përballur me demonët. Dhe Telegram u bë një hapësirë ku njerëzit mund të shpreheshin pa censurë, e hapur për interesin publik. Qëndrimet tona çmendën qeveritë, teksa po ua bëjmë edhe më të vështirë implementimin e axhendës dhe po zgjojmë njerëzit.
Është e trishtueshme të theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një epokë tjetër, jo aq të largët ishin toka e lirisë së shprehjes, sot në nivel qeveritar janë kthyer në qendrën globale të sekreteve ushtarake, sigurisë kombëtare dhe dezinformimit manipulues.
Për të cituar romakët e lashtë, SHBA kaloi nga Arcana Imperii (“thirrja” për të mbrojtur salus rei publicae) në Arcana Dominationis (“sekretet e brendshme”), i kuptueshëm si një kompleks mjetesh të paracaktuara për të mbajtur pushtetin e grupit, fraksionit, lobit, partisë apo individit.
***
Në Moskë po përhapet dyshimi se kjo është një manovër e shërbimeve të inteligjencës perëndimore për të pasur akses në informacione të ndjeshme, duke pasur parasysh përdorimin e gjerë të Telegramit në Rusi.
Për shembull, gazeta Nezavisimaia Gazeta shkruan se Durov “mund të bëjë një marrëveshje me hetuesit për të shmangur burgun”, duke siguruar çelësat e hyrjes.
“Askush – shton gazeta – sigurisht që nuk e ka konfirmuar këtë informacion. Por besohet se nëse situata zgjidhet në favor të Durov, autoritetet ruse do të dyshojnë” dhe shërbimi i mesazheve “mund të kufizohet”.
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergei Naryskin, tha megjithatë se ai nuk priste që themeluesi dhe shefi i Telegram të pranojë të dorëzojë informacione sensitive.
Për të shmangur çdo keqkuptim, zëdhënësi Dmitri Peskov theksoi se qeveria e Presidentit Vladimir Putin nuk përdor shërbimet e mesazheve “për qëllime zyrtare” dhe asnjë zyrtar qeveritar nuk duhet t’i përdorë ato, sepse “asnjë prej tyre nuk është i besueshëm përsa i përket sigurisë në hapësirën kibernetike, përfshirë edhe platformën Telegram”.
Lavrov tha se Moska po pret një përgjigje nga Parisi për një kërkesë për të kontaktuar Durov-in, për t’i ofruar atij ndihmë konsullore.
Ai shtoi se e njëjta kërkesë është bërë nga “një grup avokatësh” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka selinë platforma Telegram.
Ministri i Jashtëm sulmoi Francën për “qëndrimin që Parisi po mban për çështjet e lirisë së fjalës”.
Duke lundruar nëpër faqet e mediave sociale këtë mëngjes, besimi im i mbetur në natyrën njerëzore ka pësuar një tjetër thyerje. Pashë faqe që duartrokitnin veprime afirmative kundër Pavel Durov dhe Elon Musk dhe e bënë këtë në emër të interesit publik për “parandalimin e dezinformatave” dhe “kufizimin e anarkisë në internet”. Dikush, një idiot i dobishëm shkruante: “Nuk mundet që këta manjatë privatë të ndihen se janë mbi ligjin!”
Mesa e kuptoni, mungon logjika, arsyeja, mungon mendja nejrëzore për të kuptuar që ai është një biznes, nëse nuk të pëlqen, nëse nuk i beson, mos e përdor. Një platformë komunikimi dhe publikimi nuk ka lidhje me ligjin, me ligjin ka lidhje ajo që thotë çdokush dhe secili është përgjegjës për atë që shkruar. Personi pra është objekt i ligjit dhe nëse e shkel, dënohet. Nuk dënohet platforma që të jep mundësinë të shprehesh.
Po kur jemi përforues të Facebook prej dekadash dhe na censurohet fjala dhe mendimi, mos ndoshta në këtë rast duhet të themi se Zuckenberg ka dalë mbi ligjin? Po, ky është rasti!
Kjo foto, për shembull, u hodh në faqet e aktivistëve No-Vax, të cilët pasi e publikuan u mbyllën për disa javë, teksa në fakt ishte një artikull shkencor i British Medical Journal që kundërshtonte narrativën zyrtare për vaksinën. Çfarë të themi për këto raste? Thjesht nënvizojmë se, Facebook është mbi ligjin, është shpata që vret fjalën e lirë të individit.
E megjithatë, të gjithë do e përdorim dhe me armët e tyre do i asgjësojmë!
Pra, për sa kohë që censura përputhet me narrativën zyrtare, një kompani private është e lirë të bëjë çfarë të dojë, kur nuk censuron, kompania private cilësohet si bashkëpunëtore me paligjshmërinë, vallaha në emër të interesit publik.
Me çfarë vetëkënaqësie mediat e mëdha e prezantojnë Durov-in si një bashkëpunëtor të terroristëve, shpërndarës droge, pastrues parash dhe pornografisë.
Cili është realiteti pas këtyre akuzave shpifëse?
Realiteti është se Durov ka vënë në dispozicion të publikut një Platformë Sociale ndërkombëtar që nuk parashikon censurë dhe është i lirë në përmbajtje, gjë që i frikësohen më shumë Mjeshtrat e Diskursit Publik leftist, satanisto-globalist.
Dhe është domethënëse që arrestimi i tij u bë në Francë, në Paris, shtëpia e lashtë e lirisë, nën Revolucionin Francez, një nga bastionet e të ashtuquajturave “demokraci perëndimore” dhe ende një atdhe kolonial për Afrikën Qendrore-Perëndimore me një CFA, me monedhë frangën franceze deri më tani.
Një Francë e cila sapo i tregoi gjithë botës sesa poshtë mund të bjerë qeverisja dhe sesi mund të degjenerojë morali i njeriut.