Që nga fillimi i vitit, autoritetet turke kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra agjentë të dyshuar të Mossad, shumica e të cilëve ishin shtetas turq.
Autoritetet turke kanë arrestuar Liridon Rexhepin, një shtetas kosovar i identifikuar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) si kreu i rrjetit financiar të Mossad, në Turqi.
Mediat turke zbuluan se Rexhepi “u transferon para agjentëve në terren të Mossad-it në Turqi për të filmuar objektivat e Mossad-it me dronë.
Në fakt, ata udhëhiqnin operacione kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione në fushën siriane”.
MIT thuhet se zbuloi Rexhepin pasi “zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare”, të cilat treguan transferta “të panumërta” për agjentët në terren të Mossad në vend, nëpërmjet Western Union.
Gjatë marrjes në pyetje, financuesi dyshohet se ka pranuar gjithashtu se fondet nga Kosova janë transferuar në burime në Siri, duke përdorur kriptovaluta.
Rexhepi u vu nën vëzhgimin e MIT kur hyri në Turqi më 25 gusht, përpara se të arrestohej në Stamboll të premten e kaluar, në një operacion të përbashkët me policinë e Stambollit.
Dhjetëra persona dyshohen për lidhje me Mossad-in.
Që nga fillimi i vitit, autoritetet turke kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra agjentë të dyshuar të Mossad, shumica e të cilëve ishin shtetas turq.
Shtatë të dyshuar u arrestuan në janar, gjashtë persona u akuzuan në mars dhe dy të tjerë u arrestuan në prill.
Pas arrestimeve të janarit, Anadolu Agency (AA) citoi një dokument të prokurorit që thoshte se operacioni i inteligjencës izraelite kishte në shënjestër “shtetasit palestinezë dhe familjet e tyre … në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez”.
Në korrik, një prokuror turk njoftoi planet për të kërkuar dënime me burg deri në 20 vite, për 57 të dyshuar të akuzuar për spiunazh, për llogari të Mossad.
Aktakuza thoshte se agjencia izraelite krijoi një grup pune në distancë, në internet nëpërmjet aplikacioneve celulare për të ofruar burime, për të transferuar para përmes korrierëve dhe për të kryer operacione taktike kundër objektivave të saj në terren.