Bill Gates: “Problemi më i Madh i të Rinjve Sot Është… Dezinformimi”!

/

Dezinformimi po bëhet më i zakonshëm pasi përparimet teknologjike si chatbot-et e I.A. e bëjnë më të lehtë krijimin dhe përhapjen e shpejtë të lajmeve të rreme.

Dezinformimi i gjeneruar nga I.A. u quajt rreziku kryesor global i dy viteve të ardhshme në një anketë të Forumit Ekonomik Botëror në janar 2024. 55% e amerikanëve thanë se qeveria amerikane dhe kompanitë e teknologjisë duhet të veprojnë për të frenuar dezinformimin në internet, në një sondazh të vitit 2023 nga Qendra Kërkimore Pew.

“Duke dëgjuar vajzën time teksa fliste për mënyrën sesi u ngacmua në internet dhe sesi e përjetuan miqtë e saj, e solli atë në fokus, në një mënyrë që nuk e kisha menduar më parë”, tha Gates.

Vitin e kaluar, Phoebe Gates foli për ato që ajo i quajti “keqkuptime dhe teori konspirative” për familjen e saj dhe marrëdhëniet e saj në një intervistë me The Information, duke përfshirë një koment racist në internet për një nga ish të dashurit e saj, i cili është me ngjyrë.

Miliarderi dhe bashkëthemelues i Microsoft do të trajtojë këtë çështje në një seri dokumentarësh të ardhshme me pesë pjesë të Netflix të titulluar “Çfarë do të ndodhë më pas? E ardhmja me Bill Gates”, e cila pritet dha premierën më 18 shtator. Në një pamje paraprake të serialit të ofruar për Make It, Gates i thotë vajzës së tij se ndihet keq që nuk ka një zgjidhje të përshtatshme për të ngadalësuar përhapjen e dezinformatave.

“Çështje të tjera, si çrrënjosja e sëmundjeve ose promovimi i energjisë më të pastër, ende nuk zgjidhen lehtësisht, por kemi gjetur rrugën tonë për zgjidhjet e tyre”, thotë ai për Make It.

Kur Gates krijoi Microsoft-in, besonte se shumica e njerëzve do të dëshironin të përdornin kompjuterët në shtëpi dhe më vonë internetin, për qëllime thjesht produktive dhe të përgjegjshme, thotë ai. Kur ai filloi të punonte me dokumentarët, ende ushqeu naivitetin se kur vëmë informacionin në dispozicion, njerëzit do të duan informacion të saktë.

“Edhe unë e kuptoj”, thotë ai. “Le të themi se ka një politikan që nuk më pëlqen, dhe ka një artikull në internet që është pak kritik ndaj tij. Unë them: “Oh, ky është një rishikim kaq i mirë [dhe] më pëlqen ta lexoj atë, edhe nëse është i ekzagjeruar”.

Gates thotë se nuk është plotësisht i sigurtë sesi të ndalojë përhapjen e dezinformatave. Ai është i ndjeshëm ndaj kundërargumentit, se kufizimi i çdo lloj informacioni në internet mund të dëmtojë të drejtën e fjalës së lirë, por thotë se duhet të vendosen disa lloje rregullash. Por për kë të vendosen këto rregulla? Tek kjo pyetje, ai nuk ka përgjigje.

Ekzekutivi i Google, Beth Goldberg, i tha Make It vitin e kaluar se teknologjia mund të ndihmojë, me studiuesit që zhvillojnë mjete të inteligjencës artificiale, për të dalluar dezinformimin dhe fjalimin toksik në internet.

Problemi nuk po shmanget: “Tashmë është shumë e lehtë të përhapësh informacion të rremë për miliarda njerëz që përdorin në mënyrë aktive internetin”, thotë Gates.

“Dhe nëse e vëreni një ditë më vonë, dëmi është bërë”, thotë ai për cnbc.com.

Megjithatë, ai nuk na e bëri të qartë se për çfarë dezinformatash flet, të tijat, të cilat na kanë ngarkuar me dhjetëra gënjeshtra gjatë pandemisë dhe vazhdon ta bëjë këtë me mashtrimet dhe dezinformimet e tij për ndryshimet klimatike.

Bill Gates: “Ata që besojnë se pemët kanë një ndikim pozitiv, janë idiotë ndaj ndryshimeve klimatike”!

Dhe këtë frazë të tij të fundit po e vendos për epilog të shkrimit, që të kuptoni me çfarë kemi të bëjmë.

Problemi i madh që ka rinia sot, janë pikëtisht këta njerëz në krye të qeverive dhe sistemit që mbolli çdo të keqe të mundshme, kryesisht tek brezi i ri.

Previous Story

Kisha (1)

Next Story

Kamala Harris Thirrje për Mbylljen e Platformës "X" për Shkak të Lirisë së Pakontrolluar të Fjalës & Mungesës së Mbikëqyrjes!

Latest from Info